Kulturë
Dashuria ime për Shqipërinë u kushtohet nxënësve të mi shqiptarë
Spielberg: Ndërhyrja në filmat e vjetër është censurë
Regjisori Steven Spielberg e kundërshton idenë e rishikimit të filmave të vjetër, për t’i përshtatur ata për audiencën moderne. Në një intervistë për revistën TIME, regjisori i "E.T." dhe "Jurassic Park" tha se regjisorët që marrin përsipër ta bëjnë këtë në fakt po kryejnë censurë.
Spielberg u pyet nëse ka ndonjë film që ai do të dëshironte ta kishte bërë ndryshe, ose nëse do ta ndryshonte sot.
Ai pranoi se rishikimi i E.T., të cilit iu hoqën disa skena me armë, ishte një gabim.
Gjysma e diversitetit gjuhësor të botës është në rrezik
Në botë janë më shumë se 7000 gjuhë. Por ky diversitet i madh kërcënohet pasi gjithnjë e më shumë gjuhë nuk u mësohen fëmijëve dhe kthehen gradualisht në gjuhë të fjetura.
Një studim i botuar së fundmi në Science Advances, dhe i mbështetur mbi analizën e një baze të gjerë të dhënash mbi gramatikën gjuhësore, të quajtur Grambank, del në konkluzionin se njerëzimi po e humbet diversitetin gjuhësor dhe nëse nuk gjenden zgjidhje, këto dritare në historinë tonë kolektive do të mbyllen.
Monedha 1000-vjeçare të vikingëve zbulohen në Danimarkë
Gati 300 monedha argjendi rreth 1000-vjeçare janë zbuluar pranë një kështjelle vikinge në veriperëndim të Danimarkës.
Monedhat u zbuluan rastësisht nga një vajzë që po kërkonte metale në një fushë misri, vjeshtën e kaluar.
“Një gjetje si kjo është shumë e rrallë”, tha, Lars Christian Norbach, drejtori i Muzeut të Jutlandës së Veriut, ku do të ekspozohen artefaktet.
Flamur Doli: Kullat te sheshi “Skënderbej”, koncept i dështuar
Ndryshimet që i janë bërë qendrës së Tiranës vitet e fundit janë tregues i dështimit në ruajtjen e objekteve të trashëgimisë. Në mënyrë të veçantë, kullat pranë Sahatit dhe xhamisë së Et’hem Beut. Kështu shprehet prof. asoc. dr Flamur Doli, hulumtues i arkitekturës tradicionale dhe pedagog në Fakultetin e Arkitekturës në Prishtinë në një intervistë për MCN Tv.
Miti i shqiponjës dykrenore si flamur zyrtar i Bizantit
Të dekonstruktojmë skenarin FreudPorn!
Dedikim nga Athina për Shkollën Shqiptare të Violonçelit
Kur Picasso i ri i paraprinte kubizmit
Η πολυφωνία ως γέφυρα που ενώνει
Αλέξανδρος Λαμπρίδης: Η παράδοση δεν διοικείται με κριτήρια περιχάραξης, αποκλειστικής ιδιοκτησίας ή εμπορευματοποίησης
***