Kulturë
Çfarë ishe ti Marko?
Pjesëza e mëposhtme, shkëputur nga vepra e një autori bashkëkohor grek, vjen si ndihma e duhur për të kuptuar natyrën e debatit aktual mes një pjese të grekëve dhe një pjese të madhe shqiptarësh.
Në fakt më mirë do duhej ta quanim zënkë, pasi këtu hyn në veprim një garë faktesh nga kronika historike, por jo diskutimi mbi qëllimet e heronjve të cilët kanë mbetur në doganën greko-shqiptare, si apatridë.
Poeti, masoni dhe vetmitari Lasgush....*
Fragment i shkëputur nga kapitulli i shkruar posaçërisht për botimin në shqip të librit “Gjakim kthimesh, gjakim ikjesh. Ese mbi letërsinë në arrati” të autorit suedez Leandoer, së shpejti nga Shtëpia Botuese "Onufri" në përkthim të Entela Tabakut dhe Shqiptar Osekut. Fragmenti u botua nga e përditshmja suedeze “Svenska Dagbladet”, dt. 19-07-2023.
***-------***
Racizëm ndaj të bardhëve
Reagime të zjarrta ka shkaktuar në Francë një shfaqje teatri në Festivalin e Avignon, ku protagoniste ishin vetëm gra me origjinë afrikane. Shfaqja “Carte noire nommée désir” satirizon stereotipet raciste, që lidhen me gratë e zeza në shoqërinë bashkëkohore, shkruan gazeta "Liberation". Ndërkohë, zhurma që ka shkaktuar përmbledh edhe kritika ditirambike, edhe sulme verbale e trupore nga një pjesë e publikut. Pjesa është e afrikano-francezes Rébecca Chaillon, me origjinë nga Martinika, ish - koloni e Francës, e cila sot përbën pjesë e kolonive përtej detit të Francës.
Mrekulli dhe magji
Krishterimi u zhvillua në një botë të vetëdijshme për universin shumështresor dhe hierarkik, i cili mbi të gjitha ishte i animuar. Shumica e banorëve të botës së lashtë e përfytyronin energjinë kozmike si të gjallë, që do të thotë se thelbi i fizikës, spiritualitetit dhe etikës gjendej në një mori qeniesh të ndjeshme mbinatyrore. Midis atyre qenieve kishte demonë që banonin në hapësirën midis tokës dhe Hënës.
Nga Kukësi në "shtetin e patatave" në Bruksel
“Belga”, sikurse vendasit e quajnë, përbën një lloj institucioni atipik kulturor e argëtues në Bruksel. Gjendet në një ndërtesë Art Deco të 1930-s, ku dikur ndodheshin zyrat qendrore të radiostacionit të parë kombëtar të Belgjikës. Ngrehina mbresëlënëse, ka gjithashtu nofkën “Paquebot” (nga fjala “boat”), sepse i ngjan një anijeje gjigante transoqeanike. Ajo ka qenë e braktisur, derisa u rivitalizua në 2002, vitin e hapjes së Belgës. Ka një hapësirë të jashtme prej 250 m2, ndërsa pjesa e brendshme ruan stilin vintage, ku mbizotëron elementi i drurit partout (kudo).
Optimizmi i Francis Ford Copolas: Jemi në prag të një epoke të artë
Suksesi i madh i "Barbie" dhe "Oppenheimer" i dha industrisë së filmit një adrenaline shumë të nevojshme, duke dëshmuar se ka ende një audiencë të madhe për filmat në kinema. Tani, pyetja që ngrihet është nëse fenomeni kulturor "Barbenheimer" ishte një rast i izoluar apo një shenjë se Hollivudi ka gjetur një rrugë të re drejt suksesit të qëndrueshëm.
Ndër optimistët është regjisori i njohur i "Apocalypse Noë", Francis Ford Copola. Në llogarinë e tij në Instagram, ai iu përgjigj fansave.
Mbi nevojën e studimit të Latinishtes në shkolla, "një vështrim i gjallë në të kaluarën"
“Deutsche Welle” publikonte dje një intervistë me profesorin Stefan Freund, president i Shoqatës Gjermane të Filologëve Klasikë, që flet për nevojën e ruajtjes së latinishtes në kurikulat e shkollave të mesme. Diskutimi ka rëndësinë e vet edhe për një pjesë të shqiptarëve, për shkak të mediokritetit dhe ngushtësisë shpirtërore të atyre që kanë formësuar arsimin shqip.
Ndahet nga jeta këngëtarja irlandeze Sinéad O’Connor
Këngëtarja irlandeze, Sinéad O’Connor, ka vdekur në moshën 56-vjeçare, duke lënë pas një karrierë të pasur muzikore. Lajmin e bënë të ditur familjarët, pa specifikuar shkaqet e vdekjes.
O’Connor spikati në tregun botëror të muzikës sa për zërin e veçantë, edhe për jetën e saj të vështirë.
Asgjë në këtë jetë nuk është e mirëqenë...
Në Kolliman e Shallamovit, në anën tjetër të Njerëzimit
Kush ka lexuar “Shënime nga shtëpia e të vdekurve” të Dostojevskit me siguri ka marrë një shije nga “vendi ideal” për një burg. Rus të paktën. Siberia, Rusia e Largët, një emër, një entitet që është horizonti i pakapshëm, efemer i çdo imagjinate dhe orientimi. Ja, atje izolohet njeriu, në një zhvendosje gjeo-psikologjike nga qytetërimi për të kuptuar përjashtimin nga rendi social.