Optimizmi i Francis Ford Copolas: Jemi në prag të një epoke të artë

Postuar në 31 Korrik, 2023 23:28

Suksesi i madh i "Barbie" dhe "Oppenheimer" i dha industrisë së filmit një adrenaline shumë të nevojshme, duke dëshmuar se ka ende një audiencë të madhe për filmat në kinema. Tani, pyetja që ngrihet është nëse fenomeni kulturor "Barbenheimer" ishte një rast i izoluar apo një shenjë se Hollivudi ka gjetur një rrugë të re drejt suksesit të qëndrueshëm.

Ndër optimistët është regjisori i njohur i "Apocalypse Noë", Francis Ford Copola. Në llogarinë e tij në Instagram, ai iu përgjigj fansave.

Unë ende nuk e kam parë [ose Barbie ose Oppenheimer]. Por fakti që njerëzit po mbushin teatro të mëdhenj për t'i parë është një fitore për kinemanë

Mendimi im është se jemi në prag të një epoke të artë”, shtoi ai duke iu përgjigjur një pyetjeje në lidhje me të ardhmen e kinemasë.

Si “Barbie” ashtu edhe “Oppenheimer” vijojnë të kenë sukses në kinematë e botës. Fundjava prej 93 milionë dollarësh e “Barbie-t” u pasua me 46.6 milionë dollarë për “Oppenheimer”.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.