Oppenheimer
Optimizmi i Francis Ford Copolas: Jemi në prag të një epoke të artë
Suksesi i madh i "Barbie" dhe "Oppenheimer" i dha industrisë së filmit një adrenaline shumë të nevojshme, duke dëshmuar se ka ende një audiencë të madhe për filmat në kinema. Tani, pyetja që ngrihet është nëse fenomeni kulturor "Barbenheimer" ishte një rast i izoluar apo një shenjë se Hollivudi ka gjetur një rrugë të re drejt suksesit të qëndrueshëm.
Ndër optimistët është regjisori i njohur i "Apocalypse Noë", Francis Ford Copola. Në llogarinë e tij në Instagram, ai iu përgjigj fansave.
"Oppenheimer" hap debate në Indi
Filmi "Oppenheimer" nga Christopher Nolan ndezi polemikat në Indi Indi mbi një skenë intime në të cilën protagonisti reciton një varg nga shkrimi i shenjtë hindu, Bhagavad Gita. Kjo bëri që në mediat sociale të nisnin thirrjet për të bojkotuar filmin.
Drama rrëfen historinë e fizikanit teorik amerikan J. Robert Oppenheimer – i referuar shpesh si ‘babai i bombës atomike’ – i cili eksploron krijimin e projektit famëkeq Manhattan, i cili kulmoi me bombardimet amerikane të qyteteve japoneze të Hiroshimës dhe Nagasakit më 6 dhe 9 gusht 1945.