coppola
Optimizmi i Francis Ford Copolas: Jemi në prag të një epoke të artë
Suksesi i madh i "Barbie" dhe "Oppenheimer" i dha industrisë së filmit një adrenaline shumë të nevojshme, duke dëshmuar se ka ende një audiencë të madhe për filmat në kinema. Tani, pyetja që ngrihet është nëse fenomeni kulturor "Barbenheimer" ishte një rast i izoluar apo një shenjë se Hollivudi ka gjetur një rrugë të re drejt suksesit të qëndrueshëm.
Ndër optimistët është regjisori i njohur i "Apocalypse Noë", Francis Ford Copola. Në llogarinë e tij në Instagram, ai iu përgjigj fansave.
Apocalypse Now Final Cut, pesë gjëra që nuk i dinit për "filmin e përkryer"
Lufta, Perëndimi dhe morali i tij, ndërgjegjja e sëmurë e së keqes janë në qendër të një prej kryeveprave më të mëdha të historisë së kinemasë, "Apocalypse Now" i regjisorit Francis Ford Coppola. I shfaqur për herë të parë në vitin 1979, ai është sërish në salla 40 vjet më vonë. "Apocalypse Now - Finalja" është versioni që vetë regjisori e ka quajtur "versioni perfekt". Coppola ka qenë gjithmonë i bindur që versioni origjinal i vitit 1979 ishte shkurtuar shumë, ndërsa "Redux" i vitit 2001 ishte shumë i gjatë.