Spielberg: Ndërhyrja në filmat e vjetër është censurë

Postuar në 26 Prill, 2023 14:03

Regjisori Steven Spielberg e kundërshton idenë e rishikimit të filmave të vjetër, për t’i përshtatur ata  për audiencën moderne. Në një intervistë për revistën TIME, regjisori i "E.T." dhe "Jurassic Park" tha se regjisorët që marrin përsipër ta bëjnë këtë në fakt po kryejnë censurë.

Spielberg u pyet nëse ka ndonjë film që ai do të dëshironte ta kishte bërë ndryshe, ose nëse do ta ndryshonte sot.

Ai pranoi se rishikimi i E.T., të cilit iu hoqën disa skena me armë, ishte një gabim.

Ishte një gabim. Unë kurrë nuk duhej ta kisha bërë këtë sepse "E.T." ishte produkt i epokës së tij. Asnjë film nuk duhet të rishikohet me lentet e së sotmes, as vullnetarisht, as me detyrim.

Spielberg shpjegoi edhe arsyen e ndërhyrjes.

'E.T.' ishte një film për të cilin kisha një merak. Kishte një skenë ku agjentët federalë i afroheshin një grupi fëmijësh me armë. Këto të fundi ishin të dukshme. Dhe mendova t’i zëvendësoja armët me radiot me të cilat ata komunikojnë me njëri-tjetrin.

Spielberg theksoi rëndësinë e lënies së filmave ashtu siç janë, duke thënë: "Të gjithë filmat tanë janë njëfarë njësie matëse - një tregues se ku ishim kur i realizuam, si ishte bota dhe çfarë po bëhej kur ne i shkëputëm ato histori dhe i bëmë film”.

/Foxnews/

Comments

Submitted by Anonymous (not verified) on

Te 'restaurimi' qe I kane bere filmit Skenderbeu eshte nje forme e shemtuar censure, ku pervec rritjes se cilesise se figures, eshte bere dhe ndryshimi I audios, duke dubluar me zera te tjere nga krijimi i origjinalit. Por jo vetem jane zera te tjere, por kane ndryshuar dhe tekstin, gjasme duke e pershtatur me kohen. Imagjinoj cdo thonte Spielberg per kete 'revizionim' te shemtuar. Kesaj I thone, gozhda nxirret me gozhde, ideologjia nxirret me ideologji... bejne me vjedh. Ne fund te fundit, referuar edhe kesaj qe thote Speilberg, filmi reflekton mentalitetin kohes. Nuk e kuptoj me cte drejte kane nderhyre ne kete menyre. E me qe ra fjala, zeri Gjergj Kastriotit ne versionin origjinal eshte shume me burreror.

Submitted by Spiridonis (not verified) on

Mos u merzit Ano.
Gjergji jeton midis nesh, problemi eshte se jane bere shume Gjergja, ka edhe nga ata qe duan te behen. Kjo eshte arsyeja se per shqiptaret Mesjeta eshte epoka e tyre ku ata duhet te mbeteshin dhe pikerisht per kete ata kane ngelur ne vend numero, nuk prodhojne, nuk ndertojne e nuk perparojne si gjithe fqinjet perreth.
Ah sa mire do te ishte qe per vdo shqiptar qe emigron te kishte nje Gjergj,ct'a merrte me vete dhe t'i tregonte botes se Mesjeta ishte shume e mire, pale sikur te kishte "ate zero burreror qe thua ti".......!?

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.