Flamur Doli: Kullat te sheshi “Skënderbej”, koncept i dështuar
Ndryshimet që i janë bërë qendrës së Tiranës vitet e fundit janë tregues i dështimit në ruajtjen e objekteve të trashëgimisë. Në mënyrë të veçantë, kullat pranë Sahatit dhe xhamisë së Et’hem Beut. Kështu shprehet prof. asoc. dr Flamur Doli, hulumtues i arkitekturës tradicionale dhe pedagog në Fakultetin e Arkitekturës në Prishtinë në një intervistë për MCN Tv.
Këto objekte të reja, moderne, në ndërtim e sipër, janë më afër sesa është e lejuar dhe i dominojnë këto dy objekte të trashëgimisë dhe si të tilla ato nuk vërehen fare. Ky koncept është koncept i dështuar. Ka të bëjë me interesat financiare...
Doli kritikon edhe projektin e sheshit “Skënderbej”, i cili sipas tij ka lënë në hije monumentin e heroit të kombit dhe ndërtesat e periudhës italiane.
Edhe ngritja e platosë me dimensionet të pastra katrore, me një sipërfaqe jashtëzakonisht të madhe, e cila i devaston vlerat e përmendores së Skënderbeut, i cili ka ngelur nën nivelin e sheshit dhe ajo përmendore tani nuk e ka atë monumentalizëm, nuk vjen në shprehje si më përpara. Në raport me sheshin jashtëzakonisht të madh, tani ai duket minor
MCN TV bisedoi me profesorin e arkitekturës në Tiranë, në hapjen e ekspozitës me projektet restauruese të studentëve të tij ndër vite.
Add new comment