Ekonomi
Akuza, tender fiktiv për veshjet e policëve bashkiakë
Partia Demokratike akuzoi Bashkia e Tiranës se shpall fituese të një tenderit fiktiv 100 milionësh një kompani nën sekuestro për mospagim taksash dhe me vetëm 1 punëtor. Bëhet fjalë për një tender për veshjet e policëve bashkiakë ku në garë kanë marrë pjesë vetëm 2 kompani: “Vojsava Zenelaj” që është shpallur fituese dhe një kompani tjetër “Muça shpk”, e cila ka depozituar dekomunentacionin, por nuk ka bërë asnjë ofertë.
Bashkia krijon tregje, tregëtarët duhet të gjejnë myshterinjtë
Dita nuk zë ditën me ide nga më të çuditshmet në Tiranë. Sot revista ekonomike “Monitor” publikon një projektvendim të Bashkisë që parashikon grumbullimin në një vend të shitësve të rrobave të përdorura.
Kompanitë e modës djegin stoqet e rrobave për të mos ua dhënë të varfërve
Moda është një industri mjaft fitimprurëse, me tonelata stoqesh çdo në vit. Por çfarë ndodh me ato rroba të prodhuara për kategori specifike që mbeten në magazinat e kompanive të modës.
Përgjigjja është domethënëse.
Markat luksoze si Burberry, preferojnë t’i djegin rrobat e tyre me vlerë miliona euro në mënyrë që të mos përfundojnë ... tek të varfërit e këtij planeti.
Jeff Bezos bëhet njeriu më i pasur në historinë moderne të njerëzimit
Këtë të hënë Jeff Bezos, themelues dhe CEO i Amazon dhe pronar i Washington Post, u bë njeriu më i pasur në historinë moderne të njerëzimit.
Pasuria e tij ka tejkaluar 151 miliardë dollarë, pas një rritje të qëndrueshme të aksioneve të Amazon në bursë sipas Indeksit të Bloomberg. Që nga fillimi i vitit pasuria e Bezos u rrit me 50 miliardë dollarë.Të ardhurat e tij kanë tejkaluar edhe ato të themeluesit të Microsoft, Bill Gates, i cili kryesoi renditjen e miliarderëve në vitin 1999, me 100 miliardë dollarë.
Kastrati merr edhe Aeroportin e Kukësit (Vendimi)
Ka rënë në vesh të shurdhërt kërkesa e FMN-së që qeveria të ndalojë praktikën e konçesioneve të pakërkuara.
Plani ambicioz për "Unazën Ballkanike"
Plani është ambicioz, dikush do të thoshte vizionar. Megjithatë, në sesionin katër-ditor të Selanikut, kryeministrat Alexis Tsipras, Bojko Borisov i Bullgarisë, Viorica Dandilla e Rumanisë dhe Presidenti serb Aleksandar Vuçiç, u duken të vendosur për të ecur përpara. Mjafton të sigurojnë paratë.
Është "Unaza Ballkanike" që do të lidhë hekurudhat dhe autostradat, e këtyre vendeve nga Egjeu deri në Detin e Zi dhe në Adriatik dhe do të ndryshojë peizazhin e transportit dhe lëvizjen e mallrave dhe njerëzve në dobi të ekonomive të popujve të rajonit.
Bllokohen 75.4 ton pesticide të dëmshme për bujqësinë
75.4 ton pesticide të dëmshme për produktet buqjësore janë bllokuar 9-mujorin e fundit nga autoritetet shqiptare. Të paktën kjo raportohet zyrtarisht në shifra, ku në raport me një vit më parë janë 50 ton më shumë.
Video/Paralajmërohet shtim tatimi për kompanitë e lojërave të fatit
Kreu i Komisionit Parlamentar të Ekonomisë, Erjon Braçe ka debatuar sot me ministrin e Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj, për çështjen e lojërave të fatit. Braçe ka kërkuar që kompanitë të zbatojnë ligjin dhe të zhvendosin pikat nga mjedise urbane që nuk lejohen më duke insistuar që afati për këtë të mos kalojë atë që është në ligj, pra 31 dhjetorin e këtij viti.
TAP përjashtohet nga tarifa e TVSH-së
Projekti i gazsjellësit Trans Adriatic Pipeline do të përjashtohet nga tatimi mbi vlerën e shtuar. Ministria e Financave dhe konsorciumi TAP kanë arritur një marrëveshje e cila lejon që çdo import që kompania do të bëjë për qëllimet e punimeve të veta të kalojnë në doganë me tvsh 0, ndërsa për nënkontraktorët mallrat për ndërtimin e projektit do të blihen pa tvsh, përmes sistemit të autofaturimit.
Jetim 50 ton mish me salmonelë, u bllokua pas ardhjes nga Brazili
Dy kontenierë me mis të importuar nga Brazili, u bllokua pasi nga analizimi i mostrave u konstatua i infektuar me “salmonelë”.
AKU thotë se gjatë këtij viti nga AKU-ja janë bllokuar e kthyer në origjinë edhe 5 kontenierë të tjerë, me 130 tonë mish. Numri total i ngarkesave të importuara nga Brazili gjatë kësaj periudhe të vitit është 195 kontenierë, ku sipas AKU secili prej të cilëve është kontrolluar e analizuar me rigorozitet.