Video/Paralajmërohet shtim tatimi për kompanitë e lojërave të fatit
Kreu i Komisionit Parlamentar të Ekonomisë, Erjon Braçe ka debatuar sot me ministrin e Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj, për çështjen e lojërave të fatit. Braçe ka kërkuar që kompanitë të zbatojnë ligjin dhe të zhvendosin pikat nga mjedise urbane që nuk lejohen më duke insistuar që afati për këtë të mos kalojë atë që është në ligj, pra 31 dhjetorin e këtij viti. Po kështu, Braçe i ka kujtuar ministrit nevojën e një tatimi të ri për lojërat e fatit, fakt që është pranuar parimisht nga ministri Ahmetaj që ka rënë dakord edhe për faktin që një gjë e tillë të përfshihet në paketën e re fiskale.
Add new comment