Kompanitë e modës djegin stoqet e rrobave për të mos ua dhënë të varfërve
Moda është një industri mjaft fitimprurëse, me tonelata stoqesh çdo në vit. Por çfarë ndodh me ato rroba të prodhuara për kategori specifike që mbeten në magazinat e kompanive të modës.
Përgjigjja është domethënëse.
Markat luksoze si Burberry, preferojnë t’i djegin rrobat e tyre me vlerë miliona euro në mënyrë që të mos përfundojnë ... tek të varfërit e këtij planeti.
Vetëm kompania Burberry ka shkatërruar më shumë se 28 milionë dollarë produkte të padëshirueshme vitin e kaluar. Zëdhënësi i kompanisë duke folur për revistën Forbes pranoi se kompania ka djegur rezervat e pashitura, duke bashkëpunuar me kompani të specializuara të inceneratorëve në mënyrë që të shfrytëzojë energjinë e prodhuar.
Ajo që megjithatë lihet të kuptohet nga kompania është se djegia e stoqeve me rroba bëhet për të mbrojtur "të drejtat e pronësisë intelektuale dhe vlerat e markës. “Nuk duam të shesim prodhimet tona kudo ose te "njerëzit e gabuar", pasi kjo do të çonte në zhvlerësimin e markës. Kompania ka mbrojtur këtë praktikë duke thënë se është aplikuar gjerësisht në industrinë e modës.
http://www.dailymail.co.uk/news/article-5968805/Burberry-burns-28m-excess-luxury-clothing-year.html
https://www.thetimes.co.uk/article/luxury-brands-burning-stock-worth-millions-zxxscjcmj
Add new comment