Jeff Bezos bëhet njeriu më i pasur në historinë moderne të njerëzimit
Këtë të hënë Jeff Bezos, themelues dhe CEO i Amazon dhe pronar i Washington Post, u bë njeriu më i pasur në historinë moderne të njerëzimit.
Pasuria e tij ka tejkaluar 151 miliardë dollarë, pas një rritje të qëndrueshme të aksioneve të Amazon në bursë sipas Indeksit të Bloomberg. Që nga fillimi i vitit pasuria e Bezos u rrit me 50 miliardë dollarë.Të ardhurat e tij kanë tejkaluar edhe ato të themeluesit të Microsoft, Bill Gates, i cili kryesoi renditjen e miliarderëve në vitin 1999, me 100 miliardë dollarë.
Kjo po ndodh teksa Amazon përballet me reagimet e punëtorëve në disa vende. Punonjësit në qendrat e kompanisë në Gjermani bënë grevë njëditore, duke kërkuar kushte më të mira pune. Edhe në Spanjë të punësuarit janë duke përgatitur një grevë tre-ditore, ndërsa në Poloni punonjësit e Amazon kërkojnë të respektohet ajo që është përcaktuar në kontratat e tyre dhe asgjë më shumë.
"Mesazhi është i qartë, gjigandi on line po pasurohet, duke kursyer para në kurriz të punëtorëve”-thotë Stephanie Doutzenmpergker, anëtar i sindikatës së punonjësve. Amazon është ka kritikuar vazhdimisht për kushtet e punës në qendrat e saj. Disa punëtorë kanë vdekur në punë në SHBA, ndërsa në fillim të këtij viti Guardian denoncoi se brenda tre viteve në qendrat e Amazon në Britani ambulancat janë thirrur mbi 600 herë për shkak të rasteve nga goditjet elektrike, lëndimet serioze dhe njerëzit që kishin humbur shqisat e tyre.
Add new comment