Bllokohen 75.4 ton pesticide të dëmshme për bujqësinë
75.4 ton pesticide të dëmshme për produktet buqjësore janë bllokuar 9-mujorin e fundit nga autoritetet shqiptare. Të paktën kjo raportohet zyrtarisht në shifra, ku në raport me një vit më parë janë 50 ton më shumë.
Një sasi që vërteton përmasat e frikshme të këtij fenomeni në Shqipëri. Megjithatë zv/ministrja e Bujqësisë, Mira Gjeçi thotë në një intervistë për televizionin Klan se këtë vit nuk ka asnjë anormalitet në treg, por rritja e numrit të konfiskimeve lidhet me cilësinë e inspektimeve, ndonëse pranon se produktet për të cilat është tentuar më shumë që të abuzohet me pesticidet e rrezikshme, janë pikërisht ato që lidhen me shportën e ushqimeve që konsumohen përditë. https://tvklan.al/konfiskohen-ne-9-muaj-75-4-ton-pesticide-te-demshme/
Gjeçi thotë se 17 raste janë dërguar në prokurori, ku përfshihen edhe inspektorë që kanë toleruar subjekte të caktuara. Zv/ministrja Gjeçi flet vetëm për kontrolle të pesticideve, por jo për prodhime të bllokuara. Ngarkesa të prodhimeve shqiptare të trajtuara me pesticide të dëmshme janë bllokuar edhe në vendet fqinje. Mediat greke raportojnë se 3 ton domate e papërshtatshme për konsum u konfiskuan në Pire.
https://www.tirnavitikanea.com/2018/07/04/tha-erichnan-stin-agora-3-tono...
Add new comment