bujqesi
Bllokohen 75.4 ton pesticide të dëmshme për bujqësinë
75.4 ton pesticide të dëmshme për produktet buqjësore janë bllokuar 9-mujorin e fundit nga autoritetet shqiptare. Të paktën kjo raportohet zyrtarisht në shifra, ku në raport me një vit më parë janë 50 ton më shumë.
Veliaj, versioni i paanimuar i Xha Agros
Ndodhi edhe kjo! Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka marrë rolin e një agjenti të AZHBR-së (Agjencia për Zhvillim Bujqësor Rural), duke u sqaruar fermerëve procedurën që duhet të ndjekin për të përfituar nga skemat mbështetëse të qeverisë. Merita e tij në këtë rast duhet kërkuar vetëm tek shpjegimi sesi Ministria e Bujqësisë jep lekë falas, pasi nisma është qeveritare dhe nuk ka të bëjë me bashkinë.
Një devijim jo transparent nga programi për bujqësinë
Ish-ministri i Financave, Arben Ahmetaj bëri në Gosë të Kavajës një premtim nëpër dhëmbë për heqjen e tvsh-së për inputet bujqësore, pjesë sipas tij e programit të Partisë Socialiste për bujqesinë. Nëse ndërmerret kjo masë prek 31.300 fermerë që janë regjistruar si subjekte private nga kjo qeveri.
Disa pikëpyetje për skemën e subvencioneve në bujqësi
Për skemën e Ish zv/ministri i Bujqësisë, Alban Zusi, thotë se subvencioni në bujqësi duhet të orientohet nga rritja e vlerës. Fondet nuk duhet të falen, sipas skemës aktuale por të kthehen në investime dhe përfituesit pas një periudhe 5 vjeçare të japin “llogari” se sa këto fonde i janë kthyer mbrapsht shtetit përmes pagimit të taksave, apo sa ato kanë ndikuar në punësimin dhe shtimin e të ardhurave . Për të realizuar këtë, Ministria e Bujqësisë duhet të ngrejë një sistem monitorimi për subvencionet dhe të vërë disa kushte.