Kastrati merr edhe Aeroportin e Kukësit (Vendimi)
Ka rënë në vesh të shurdhërt kërkesa e FMN-së që qeveria të ndalojë praktikën e konçesioneve të pakërkuara.
Me një vendim të Këshillit të ministrave këtë të mërkurë u vendos ti jepet 8 pikë bonus bashkimit të shoqërive “Kastrati”, sh.a. & “T.M.D Systems LTD”, që kanë bërë ofertën e pa kërkuar për të marrë në shfrtyëzim aeroportin e Kukëskit. është një prej operatorëve që ka marrë me konçesion edhe përdorimin e Rrugës së Kombit, ndërsa tani i jepet aeroporti i Kukësit. Në vendim nuk shpjegohet pse qeveria ka operuar sërish me këtë praktikë ku avantazhohet Operatori që ka bërë ofertën e pakërkuar.
Aeroporti i Kukësit, i gatshëm për të pritur njëherazi 5 avionë, i marrë në dorëzim nga autoritetet në vitin 2006, nuk është vënë asnjëherë në punë. Pengesat e fundit ligjore janë hequr përpara dy vjetësh me ndryshimi e marrëveshjes koncesionare me Rinasin, i cili nuk ka më ekskluzivitetin e fluturimeve ndërkombëtare.
Aeroporti i Kukësit është një aeroporti i dytë civil në Shqipëri. Ndërtimi tij nisi në muajin maj të 2002, me fonde te Emirateve të Bashkuara Arabe. Aeroporti shtrihet në një sipërfaqe prej rreth 65 hektarë, 3 kilometra larg qytetit të Kukësit, dhe është i kategorisë ndërkombëtare C.
Add new comment