Ekonomi
Tiranë-Durrës, së shpejti rrugë me pagesë
Autostrada Tiranë Durrës është një nga akset që vitin e ardhshëm pritet të bëhet me pagesë. Ajo është përfshirë në katër kontratat e reja koncensionare në infrastrukturën rrugore dhe aeroportuale. që qeveria pritet të nënshkruajë.
Dy të tjerat janë autostrada Kashar-Rrogozhinë me 84 miliardë financim ose 660 milionë euro, kontrata e koncesionit për aeroportin e Vlorës parashikohet te financohet me PPP me 14 miliardë lek ose rreth 110 milionë euro dhe Aeroporti i Kukësit me një vlerë 884 milionë lekë ose rreth 5 milionë euro.
Shtohet fatura nga konçesionet në shëndetësi
Buxheti i shtetit po ngarkohet me fatura të papërballueshme të cilat po lindin nga koncesionet në shëndetësi. Për vitin 2018-ë, kostot shtesë të koncesionit të instrumentave kirugjikalë të sterilizuar janë shtuar me 40% më shumë se sa plani që ishte hartuar fillimisht nga qeveria.
Kalon në qeveri kufizimi i importit të makinave
Në qeveri u miratua sot vendimi që ndalon importin në Shqipëri të automjeteve me mbi 10 vjet përdorim nga viti i prodhimit. Në relacion thuhet se të gjitha autoveturat e përdorura që nuk janë me zero kilometrazh dhe që janë regjistruar më parë për qarkullim në një shtet tjetër, duhet të përmbushin normën EURO 4) dhe të jenë prodhuar jo me shumë se 10 vjet para datës së regjistrimit të parë në Shqipëri.
“Gener 2” merr edhe ndërtimin e ByPass-it të Vlorës
“Gener 2” merr një tjetër financim për ndërtim rrugësh në Shqipëri. Pas marrjes me PPP të aksit Thumanë - Fushë Krujë - Kashar – Vorë kjo kompani në bashkëpunim me shoqërinë italiane “Impresa Ing.E.Mantovani” do të ndërtojë edhe ByPass-in e Vlorës.
“Gener 2” dhe “Impresa Ing.E.Mantovani” u shpallën fituese nga Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim si dhe Banka Europiane e Investimeve për këtë nyje të jugut, ku punimet kanë ngecur prej vitesh.
Pazari për aeroportin e Vlorës, shteti garanton fitimin
Zbardhen prapaskena nga negociatat që po zhvillohen për ndërtimin e aeroportit të Vlorës. Bashkimi i kompanive turke që ka propozuar ndërtimin e aeroportit, kundrejt një shume prej 98 milion eurosh, kërkon garantim të fitimit për të shlyer investimin.
Sipas Tv Klan, Buxheti i shtetit do t’i paguajë 4.5 milion euro në vit për 7 vjet rresht, kompanisë turke Cengiz, Kalyon dhe Kolin Construction, e cila do të marrë ndërtimin dhe operimin e aeroportit të Vlorës.
Dy amendamente për kazinotë me 5 yje në ligjin "Për lojërat e fatit"
Mazhoranca socialiste ka depozituar së fundmi dy amendamente shtesë në ligjin “Për Lojërat e Fatit”. Një prej amendamenteve prek nenin 52 të ligit ekzistues dhe sipas tij parashikohet që tatimi për të ardhurat bruto për Kazino/Kazino në hotele me 5 yje dhe Resort Kazino do të tatohen në masën 30%.
Në të njëjtin propozim, socialistët sugjerojnë që të ripërkufizohet termi “Hotel me 5 yje” që sipas këtij ligji do të jenë ata që kanë një certifikatë ndërkombëtare akreditimi dhe që janë mbajtës të një marke tregëtare të regjistruar.
Socialistët i presin drutë shkurt: Lojërat e fatit kalojnë monopol shtetëror
Mazhoranca socialiste ka vendosur sot në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë të shtetëzojë industrinë e lojërave të fatit. Përmes një vendimi që nuk ishte parashikuar në draftin fillestar, socialistët miratuan kalimin në monopol shtetëror të lojërave të fatit duke nxjerrë jashtë tregut operatorët ekzistues që vetëm dje deklaruan se kanë liçencë 10 vjeçare.
Kazani i Check Up-it dhe standardi i ERTV për informimin
Çdo dëshmi që diskretiton qeverinë me zë dhe me figurë siç parapëlqente të vuloste vërtetësinë e denoncimeve kur ishte opozitar, Edi Rama si kryeministër përpiqet t'i relativizojë, duke etiketuar mediat se po shtrembërojnë faktet.
Një ditë pasi televizoni Klan faktoi shatazhin mbi mjekët për të plotësuar normën me detyrim, kryeministri vrapoi në një ambulancë për të thënë se norma e detyrueshme është çështje ndërgjegjësimi.
Rritje rrogash me pikatore
Kryeministri zbardhi sot detaje nga buxheti 2019. Ajo që nuk dihej ishte masa e rritjes së rrogave për një kategori buxhetorësh, pasi propozimet për paketën e re fiskale janë bërë publike nga ministri i Financave.
Qeveria kapet me shifra të rreme
Në komisionet e Kuvendit u diskutua buxheti faktik i 2017. Shifrat nuk përbëjnë ndonjë interes në vetvete, pasi raportimi është kthyer në procedurë rutinë aq më tepër që qasja ndaj statistikave nuk reflekton ndonjë transparencë në nivel politikash të qeverisë.