“Gener 2” merr edhe ndërtimin e ByPass-it të Vlorës
“Gener 2” merr një tjetër financim për ndërtim rrugësh në Shqipëri. Pas marrjes me PPP të aksit Thumanë - Fushë Krujë - Kashar – Vorë kjo kompani në bashkëpunim me shoqërinë italiane “Impresa Ing.E.Mantovani” do të ndërtojë edhe ByPass-in e Vlorës.
“Gener 2” dhe “Impresa Ing.E.Mantovani” u shpallën fituese nga Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim si dhe Banka Europiane e Investimeve për këtë nyje të jugut, ku punimet kanë ngecur prej vitesh.
Në korrik të këtij viti qeveria e shpalli fitues “Gener 2” për ndërtimin e rrugës Thumanë - Fushë Krujë - Kashar – Vorë. Firma dorëzoi ofertën e pakërkuar në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë duke u shpërblyer me 8.5 pikë bonus për garën. Në fund “Gener” 2 rezultoi me ofertën më e ulët në tender, ku propozi ndërtimin e 20.8 kilometra rrugë me vlerë 225.8 mln euro.
Për këtë projekt forma e ndërtimit do të jetë partneritet publik-privat ku paratë do të investohen nga privati e më pas do të shlyhen nga buxheti i shtetit. Vlen të kujtojmë se “Gener 2” po ndërton kompleksin e pallateve te diga e liqenit artificial, pasi fitoi gjyqin në Gjykatën Administrative të Apelit. Gener 2, ka njoftuar hyrjen së shpejti në tregun mediatik përmes një partneriteti me CNN internetional.
Add new comment