Tiranë-Durrës, së shpejti rrugë me pagesë
Autostrada Tiranë Durrës është një nga akset që vitin e ardhshëm pritet të bëhet me pagesë. Ajo është përfshirë në katër kontratat e reja koncensionare në infrastrukturën rrugore dhe aeroportuale. që qeveria pritet të nënshkruajë.
Dy të tjerat janë autostrada Kashar-Rrogozhinë me 84 miliardë financim ose 660 milionë euro, kontrata e koncesionit për aeroportin e Vlorës parashikohet te financohet me PPP me 14 miliardë lek ose rreth 110 milionë euro dhe Aeroporti i Kukësit me një vlerë 884 milionë lekë ose rreth 5 milionë euro.
Dhënia me koncesion e Autostradës, Tiranë- Durrës është parashikuar vlerës 49 miliardë lekë ose rreth 385 milionë euro. Projekti përfshin zgjerimin me 3 korsi nga çdo krah i rrugës dhe mirëmbajtjen e saj.
Të gjitha koncesionet reja që pritet të nënshkruhen vitin që vjen me PPP përfshijnë shkollat në Tiranë, Spitalin rajonal të Fierit, 6 akse rrugore dhe dy aeroporte kushtojnë gjithsej 262 miliardë lekë, duke e kaluar vlerën e 2 miliardë eurove.
Add new comment