Pazari për aeroportin e Vlorës, shteti garanton fitimin
Zbardhen prapaskena nga negociatat që po zhvillohen për ndërtimin e aeroportit të Vlorës. Bashkimi i kompanive turke që ka propozuar ndërtimin e aeroportit, kundrejt një shume prej 98 milion eurosh, kërkon garantim të fitimit për të shlyer investimin.
Sipas Tv Klan, Buxheti i shtetit do t’i paguajë 4.5 milion euro në vit për 7 vjet rresht, kompanisë turke Cengiz, Kalyon dhe Kolin Construction, e cila do të marrë ndërtimin dhe operimin e aeroportit të Vlorës.
Në total llogaritet që buxheti do të japë 31.5 milion euro, ndërsa pjesa tjetër e investimit të kompanisë do të shlyhet përmes fitimeve që do t’i sigurojë menaxhimi dhe operimi i aeroportit.
Në bazë të studimit të fizibilitetit, fluski i udhëtarëve në tre vitet e para pritet të arrijë në 600 mijë dhe kompania investitore pret të shlyejë investimin për 7 vjet, për këtë kërkon dhe garanci nga arka e shtetit. Kompania do të ketë për 30 vjet menaxhimin e aeroportit. Ndërtimi i aeroportit të Vlorës u lajmërua nga qeveria se do të fillonte në qershor, por negociata me 3 firmat turke ende nuk janë finalizuar.
Add new comment