Kazani i Check Up-it dhe standardi i ERTV për informimin

Postuar në 18 Tetor, 2018 22:13

Çdo dëshmi që diskretiton qeverinë me zë dhe me figurë siç parapëlqente të vuloste vërtetësinë e denoncimeve kur ishte opozitar, Edi Rama si kryeministër përpiqet t'i relativizojë, duke etiketuar mediat se po shtrembërojnë faktet.

Një ditë pasi televizoni Klan faktoi shatazhin mbi mjekët për të plotësuar normën me detyrim, kryeministri vrapoi në një ambulancë për të thënë se norma e detyrueshme është çështje ndërgjegjësimi.

Ky është standardi i ERTV për të sqaruar shqiptarët. Por nga ana tjetër vetë qeveria është e ndërgjegjshme se ky lloj konçesioni krijon kosto të drejtpërdrejta apo të tërthorta për buxhetin e shtetit.

Në një relacion të hartuar nga Ministria e Financave dhe të dërguar pranë Kryeministrisë, thuhet se kërcënimet më të mëdha për pagesat që do të duhet të bëjë buxheti nga kompanitë që kanë marrë koncesione, vijnë nga firmat që ofrojnë shërbime në fushën e shëndetësisë.

Këshilli i Ministrave rekomandon që të mos lejohen më propozime për vepra në partneritet publik-privat të cilat do të krijojë kosto të drejtpërdrejta apo të tërthorta për buxhetin e shtetit. Kërcënimet më të mëdha për pagesat që do të duhet të bëjë buxheti nga kompanitë që kanë marrë koncesione, vijnë nga firmat që ofrojnë shërbime në fushën e shëndetësisë.

 Aktualisht buxheti i duhet të paguajë vetëm gjatë këtij viti 5 milionë Dollarë më shumë se sa ishte planifikuar për koncesionin e sterilizimit dhe 400 mijë të tjera për atë të dializës.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.