Arkiv-Lajme të përditësuara

Gramsh, protestë për shpronësimet. Banorët e Drizës: Kompensimet janë qesharake

Postuar në 27 Prill, 2015 05:34

Banesat dhe tokat bujqësore të rreth 500 familjeve në rrethin e Gramshit preken nga HEC-i i Banjës dhe nga ndërtimi i rrugës Banjë-Gramsh. 

Banorët kanë nisur një protestë për të kundërshtuar, sipas tyre, çmimet qesharake me të cilat po kompensohen. 

Sipas banorëve, një metër tokë është vlerësuar 175 lekë të reja, ndërsa një banesë 2-katëshe vetëm 800 mijë lekë. 

Banorët kërkojnë që fshati të zhvendoset, pasi jetesa e tyre në këtë zonë është e pasigurtë për shkak të përmbytjeve.

Tiranë, 3 persona të armatosur grabisin makinën që transportonte paratë e një kompanie

Postuar në 27 Prill, 2015 05:33

Makina e një shoqërie të ruajtjes dhe sigurisë fizike është grabitur paraditen e së hënës nga tre persona të armatosur e të maskuar. 

Ngjarja ka ndodhur në autostradën Tiranë-Durrës, pak pas orës 10.00.

Mësohet se makina e grabitur transportonte për në bankë paratë e një aktiviteti privat. Ende nuk dihet shuma e grabitur e parave, por policia tha se po punon bashkë me drejtuesit e kompanisë së grabitur për të llogaritur shumën e parave.

Donald Lu: Ka kandidatë të inkriminuar, po diskutojmë me udhëheqësit politikë

Postuar në 27 Prill, 2015 05:32

Vetëm 5 ditë përpara mbylljes së afatit zyrtar të regjistrimit të kandidatëve të partive politike për zgjedhjet e 21 Qershorit, Ambasada Amerikane bën deklaratën e fortë: në listat e partive ka persona me të kaluar të mundshme kriminale. 

Gjysmëfinalet e Champions League: Barça-Bayern dhe Juve-Real

Postuar në 24 Prill, 2015 09:49

Sot në mesditë, në Nion të Zvicrës, u hodh shorti që përcaktoi çiftet gjysmëfinaliste të Champions League. Barcelona-Bayern Munchen dhe Juventus-Real Madrid ishin çiftet që dolën nga shorti i shumëpritur. 

 

Goglat u zgjodhën nga Sekretari i Përgjithshëm i UEFA-s, Gianni Infantino, dhe ish-futbollisti gjerman Karl-Heinz Riedle.

Të katërta këto skuadra së bashku grumbullojnë 21 Kupa Europe dhe 37 pjesëmarrje në finale. 10 tituj Real Madrid, 5 Bayern Munchen, 4 Barcelona dhe 2 Juventusi.

Thithja e investimeve estoneze, Qeveria prezanton fushat me interes

Postuar në 24 Prill, 2015 09:49

Sipërmarrës nga Estonia po hulumtojnë mundësitë e investimit në Shqipëri, që sipas Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve aktualisht janë fare modeste. 

 

Qeveria prezantoi në një forum me sipërmarrës estonezë potencialin që ofron vendi ynë në sektorë të konsideruar si parësorë, që nga energjia, bujqësia, turizmi apo industritë e teknologjive dhe informacionit. 

Veliaj: Skema e ndihmës ishte e fryrë. Gjetëm më shumë militantë se të varfër

Postuar në 24 Prill, 2015 09:48

Kreu i Ministrisë së Mirëqënies Sociale Erion Veliaj, gjatë prezantimit të strategjisë për reformën sociale dhe ndihmën ekonomike, u ka dhënë përgjigje edhe akuzave të opozitës. 

Veliaj ka sqaruar se para 2 vitesh skema e ndihmës ekonomike ishte e fryrë me militantë partiake dhe borxhet e mbartura ndaj kësaj shtrese ishin të mëdha. 

Kreditë e këqija, kërcënuese. Ekspertët sugjerojnë blerjen e tyre nga Qeveria

Postuar në 24 Prill, 2015 09:48

Ekspertët lëshojnë alarmin se ngërci i kredive të këqija mund ta mbajë ekonominë shqiptare në një periudhë të gjatë depresioni me rritje të ngadaltë. 

“Në qoftë se kjo çështje nuk do të zgjidhet në një periudhë më të shkurtër kohe, rreziku që ekonomia të vazhdojë të përkeqësohet është shumë i pranishëm”, tha Selami Xhepa, ekspert ekonomie.

Fluksi i klandestinëve, vendet e BE-së diskutojnë masat për parandalimin

Postuar në 24 Prill, 2015 09:47

Të mbledhur me urgjencë në Bruksel, siç kërkoi këtë fillimjavë Presidenti Donald Tusk, krerët e shteteve dhe qeverive europiane shqyrtuan veprimet e reagimit të Bashkimit Europian për të parandaluar trafikun e qenieve njerëzore e për të zgjidhur krizën humanitare, ndërkohë që 24 trupat e vetëm të gjetur, ndër gati 900 të mbyturit e fundjavës së kaluar në Mesdhe, përcilleshin me nderimet e fundit nga autoritetet italo-malteze. 

 

S’ka video, që akuzon Doshin për kanosje. Avokatët: Dy prej akuzave mund të bien

Postuar në 23 Prill, 2015 10:05

Ndryshe nga çdo hyrje tjetër në organin e akuzës, ku përgjatë Marsit dha deklarata nën cilësinë e personit që ka dijeni, deputeti Tom Doshi u soll nën shoqërinë e efektivëve të Policisë në Prokurorinë e Përgjitshme, ku u pyet si person nën hetim. 

Deputeti u shfaq i bezdisur nga përpjekja e policit, për t’i kapur krahun.

Ligji i ri për energjinë, Rama: Morëm një sistem të falimentuar e të zhytur në borxhe

Postuar në 23 Prill, 2015 10:04

Ligji për energjinë elektrike ka rikthyer debatin në Parlament, mbi masat e marra nga Qeveria për rehabilitimin e sistemit energjetik në vend. 

 

Kryeministri Rama përsëriti edhe një herë se, u trashëgua një sistem në kolaps të plotë, me qindra miliona dollarë borxhe.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara