Arkiv-Lajme të përditësuara

Rritet shqetësimi në tregje për një “Grexit”

Postuar në 18 Prill, 2015 04:07

Shqetësimi dhe frika në tregjet e huaja, skenaret dhe deklaratat e politikanëve dhe analistëve në faqet e mediave të huaja në orët e fundit kanë vetëm një emërues të përbashkët, fjalën “Grexit”, mundësinë që Greqia të largohet nga Eurozona. 

 

Kjo, pasi numërimi mbrapsht për qeverinë greke ka kohë që ka  nisur, arkat e shtetit po shterrojnë dhe Athina nuk ka ende asnjë marrëveshje me huadhënësit e saj. 

Bamir Topi firmos me Edi Ramën, FRD pjesë e koalicionit të majtë

Postuar në 18 Prill, 2015 04:06

Edi Rama dhe Bamir Topi pasditen e së premtes kanë firmosur marrëveshjen e bashkëpunimit, marrëveshje që nuk e pengon partinë e Bamir Topit të vijojë pozicionin e saj si parti opozitare në rang qeverisjeje qendrore.

Kompania e TAP, në hetimet e mafies. Prokurorët italianë: Viktimë e “Cosa Nostra”-s

Postuar në 18 Prill, 2015 04:05

Pak ditë më parë, konsorciumi TAP, i cili do të ndërtojë gazsjellësin nga Azerbajxhani në drejtim të Italisë, shpalli emrat e dy kompanive kontraktore, të cilat do të merren me ndërtimin dhe rehabilitimin e mbi 100 kilometrave rrugë përgjatë shtegut të gazsjellësit, si dhe ndërtimin e dy urave të reja dhe rehabilitimin e rreth 50 urave ekzistuese. 

Llalla: Verifikim kandidatëve të dyshuar

Postuar në 16 Prill, 2015 08:33

Në një deklaratë të shkurtër për mediat, Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla ka bërë të ditur se organi i akuzës ka nisur verifikimin për të gjithë kandidatët që do të garojnë në zgjedhjet lokale të 21 qershorit. 

 

“Për të gjitha rastet që ka kallëzime do të kryhet proces verifikimi dhe më pas do të hetohen. Për të gjitha rastet e bëra publike, përfshirë ato në media, ku për individë të ndryshëm ka dyshime, prokuroria do të nisë menjëherë hetimet”, tha Llalla. 

Dule: PS dhe PD po paguajnë militantët me paratë e taksapaguesve

Postuar në 16 Prill, 2015 08:33

Kryetari i PBDNJ-së, Vangjel Dule, në një deklaratë për mediat të mbajtur paraditen e së enjtes ka akuzuar dy partitë e mëdha të skenës politike se kanë nisur përpjekjet për manipulimin e zgjedhjeve. 

Basha takon përfaqësuesit e ODIHR-it: Shumica po shkel standardet zgjedhore

Postuar në 16 Prill, 2015 08:32

ryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha zhvilloi mëngjesin e së enjtes një takim me përfaqësuesit e misionit paraprak faktmbledhës të ODIHR-it, ku u diskutua mbi situatën parazgjedhore në Shqipëri. 

Sipas një njoftimi për shtyp të shpërndarë nga selia blu, gjatë takimit Basha ngriti shqetësimin për rrethanat e krijuara që shkojnë, sipas tij, kundër klimës dhe standardeve që kërkojnë zgjedhjet e lira e të ndershme. 

Debat Berisha-Kokëdhima në Kuvend

Postuar në 16 Prill, 2015 08:32

Në fjalën e tij, Berisha ka insistuar në variantin e Partisë Demokratike se, Kokëdhima ka përfituar ilegalisht fonde publike ndërsa gëzon mandatin e deputetit. 

“Kokëdhima ka frikë nga Gjykata Kushtetuese sepse ajo i heq mandatin, por atë e mbron Rama”, ka thënë Berisha. 

Në fokus të debatit ka qenë edhe kostoja e Rrugës së Arbërit, të cilën ish-kryeministri e ka cilësuar “shumë të lartë”. 

Ndërsa Kokëdhima, në reagimin e tij ka hedhur poshtë pretendimet e Berishës, duke u përgjigjur me një seri kundërakuzash. 

U denoncua në “Fiks Fare”, pranga kontrollorit të policisë në Qafë Thanë

Postuar në 15 Prill, 2015 04:36

Një kontrollor i Pikës së Kalimit Kufitar të Qafë-Thanës u arrestua mëngjesin e së mërkurën, pasi sipas ministrisë së Brendshme, mori ryshfet për të lejuar 3 shtetas shqiptarë të kalonin në shkelje të rregullave, në zonën “Shengen” 

Mandati i Kokëdhimës, PD: Parlamenti po ia fsheh çështjen Gjykatës Kushtetuese

Postuar në 15 Prill, 2015 04:36

Këshilli i Rregullores, Mandateve dhe Imunitetit ka zhvilluar këtë të mërkurë mbledhjen e radhës, ku ka shqyrtuar përsëri kërkesën e Partisë Demokratike për heqjen e mandatit të deputetit socialist, Koço Kokëdhima. 

Në përfundim të mbledhjes, sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Arben Ristani, tha për mediat se, Parlamenti po ia fsheh çështjen Gjykatës Kushtetuese.

Nëndrejtori i policisë austriake: Nuk mund të fitohet azil në Austri apo Gjermani

Postuar në 15 Prill, 2015 04:35

Nëndrejtori i policisë austriake, Franz Lang, ka deklaruar se nuk mund të fitohet azil në Austri dhe Gjermani. 

 

“Ka pasur rritje të numrit të emigrantëve, por ne përpiqemi të shpjegojmë që nuk ka shanse për azil në Austri apo Gjermani”, theksoi Lang pas Asemblesë së Përgjithshme Vjetore të SEPCA, Shoqatës së Drejtorëve të Policisë së Europës Juglindore, që po mbahet në Tiranë.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara