Arkiv-Lajme të përditësuara

Zgjedhjet lokale, PS zyrtarizon kandidaturat për qarkun e Vlorës e Gjirokastrës

Postuar në 15 Prill, 2015 04:34

Pas takimit konsultativ të kreut socialist Edi Rama me deputetë të qarkut të Vlorës, deputetja Valentina Leskaj bëri publikë për mediat emrat.

"PS do të paraqesë në tryezën e aleancës, kandidaturën e Dritan Lelit për Bashkinë e Vlorës, kandidaturën e Floriana Kokës për Bashkinë e Sarandës dhe kandidaturën e Gjergj Goros për Bashkinë e Himarës", njoftoi Leskaj.

Më pas, nga selia e Partisë Socialiste, Arben Ahmetaj, bëri publikë edhe emrat e kandidatëve për bashkitë në Qarkun e Gjirokastrës.

Meta: Kompromisi, thelbi i politikës në Kuvend

Postuar në 13 Prill, 2015 07:25

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, në një seancë simbolike të zhvilluar paraditen e kësaj të hëne në Parlament me të rinjtë shqiptarë, u ka përcjellë atyre mesazhin se kompromisi duhet të jetë thelbi i politikëbërjes. 

“Të rinjtë janë ata që mbushin me energji punën tonë për të ardhmen. Mesazhi im për ta është se, kompromisi duhet të jetë thelbi i partive politike në Kuvend”, ka deklaruar Meta. 

Kryetari i LSI ka vlerësuar më tej se, Shqipëria ka pësuar ndryshime shumë të mëdha ndër vite, por sipas tij, vendi mund të kishte ecur edhe më shumë përpara. 

Zgjedhjet lokale, PD zyrtarizon 3 kandidatë të tjerë

Postuar në 13 Prill, 2015 07:24

Partia Demokratike ka zyrtarizuar këtë të hënë tre kandidatë të tjerë për zgjedhjet lokale të 21 Qershorit. I pari që është njoftuar nga selia blu ka qenë Darien Xhindoli, i cili do të garojë për Bashkinë e Lushnjes.

 

Ndërsa dy të tjerët, sipas një njoftimi për shtyp të selisë blu, janë: Bajazit Karriqi për Bashkinë e Përrenjasit dhe Xhevdet Belishti për Bashkinë e Maliqit.

Tiranë, digjet magazina e tapeteve, asfiksohen 3 persona

Postuar në 13 Prill, 2015 07:22

Një magazinë tapetesh dhe sixhadesh u përfshi nga flakët mëngjesin e së hënës, në kilometrin 5 të autostradës Tiranë-Durrës. 

 

Zjarri, i ndihmuar edhe nga materialet që ndodheshin në këtë magazinë u përhap me shpejtësi. Sipas zjarrfikëseve, ka disa vatra të mëdha për të cilat punohet për t’i vënë nën kontroll. 

Përveç tapeteve, në magazinë ka patur edhe lëndë djegëse. Të gjitha forcat zjarrfikëse të Tiranës, të ndihmuara edhe nga rrethet e afërta me kryeqytetin, u përfshinë në një operacion disa orësh për të shuar flakët. 

Demo: Ligji ndihmon universitetet private, përfitojnë fonde publike

Postuar në 10 Prill, 2015 10:57

Zv.rektori i Universitetit të Tiranës, por edhe një prej anëtarëve të Komisionit për Arsimin e Lartë, Ervin Demo, ka sjellë argumente përse nuk duhet të miratohet kapitulli 12 i projektligjit të Arsimit të Lartë, i cili në  shtratin e tij ka mjaft risi të shëndetshme për forcimin e arsimit, por edhe disa dritëhije e hapësira për abuzim.

 

Demo sqaron se nuk mund të kërkohet që me fondet e publikut të financohen institucionet e arsimit të lartë privat. 

Krujë, Basha: Ofertë të re qeverisëse vendore. Jo kandidatë të inkriminuar

Postuar në 10 Prill, 2015 10:56

Kur Partia Socialiste shpalli kandidatin e saj për Bashkinë e Krujës, që përfshin edhe Fushë Krujën me Thumanën, kreu i opozitës Lulzim Basha gjendej në këmbët e kalasë së Krujës. 
 

Siç përshkruhej situata nga banorët, që zoti Basha i takoi rastësisht në rrugë apo pranë bizneseve të tyre, gjithçka dukej se po ecte keq në qytetin historik, ku papunësia, taksat dhe faturat e energjisë, sipas banorëve, kanë pësuar vetëm rritje.

Dy vjet burg për kryebashkiakun e Kamzës, Xhelal Mziu. Abuzoi me tenderët

Postuar në 10 Prill, 2015 10:56

Pas një viti nën shqyrtim gjyqësor, kryebashkiaku i Kamzës Xhelal Mziu dhe dy zyrtarë të tjerë të kësaj bashkie u konsideruan fajtorë nga Drejtësia, për abuzimet me tenderët e rrugëve në këtë njësi vendore. 

Xhelal Mziu u dënua nga Gjykata e Shkallës së Parë me dy vjet burgim, ndërkohë që po për 6 muaj iu hoq e drejta për të ushtruar funksione publike. Dy të pandehurit e tjerë të kësaj bashkie, Atli Hoti dhe Bujar Loshi, u dënuan me 6 muaj heqje lirie.

21 Janari, SHÇB: Ja si u korrigjuan pas protestës urdhrat e Bashës

Postuar në 10 Prill, 2015 10:55

Të enjten në Parlament, ministri i Brendshëm Saimir Tahiri lajmëroi kallëzimin penal për Lulzim Bashën për urdhrat e dhënë më 21 janar, si dhe e akuzoi atë për falsifikim të regjistrit të shërbimit të Gardës. 

 

Top Channel ka mundur të sigurojë fletët e regjistrit në bazë të të cilave Shërbimi i Çështjeve të Brendshme në Ministrinë e Brendshme ka ngritur padinë ndaj ish-ministrit Basha, aktualisht shefi i opozitës. 

Në dy fletë të regjstrit të Gardës së Republikës, nga një vështrim me sy të lirë, ka dyshime të forta se shënimet janë korrigjuar. 

Zgjedhjet lokale, ja kandidatët socialistë për qarqet kryesore

Postuar në 10 Prill, 2015 10:54

Partia Socialiste nisi deklarimin emrave të kandidatëve që do të garojnë në zgjedhjet vendore të 21 Qershorit. Në disa prej bashkive kryesore, si Durrësi apo Elbasani, socialistët kanë rikandiduar kryetarët aktualë, ndërsa në garë janë futur edhe kandidatë që aktualisht janë anëtarë të Parlamentit. 

 

I pari që përfundoi ishte takimi i Kryeministrit Edi Rama me deputetët e Qarkut të Shkodrës. Deputetja Mimoza Hafizi, ka bërë të ditur emrat e kandidatëve për bashkitë e këtij Qarku. 

ILDKP, kallëzim penal ndaj Bodes për “refuzim të deklarimit të pasurisë”

Postuar në 07 Prill, 2015 05:53

Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive i ka dërguar Prokurorisë së Përgjithshme kallëzimin penal ndaj deputetit të Partisë Demokratike, Ridvan Bode. 

Sipas njoftimit zyrtar të ILDKP-së, deputeti Bode është kallëzuar për veprat penale të “refuzimit për deklarim, mosdeklarimit, fshehjes ose deklarimit të rremë të pasurive të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi që ka detyrimin ligjor për deklarim” si dhe “pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

 

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara