Arkiv-Lajme të përditësuara
Dixhitalizimi i shkollave, Rama: Fazë e re historike e transformimit të arsimit
Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar projektin e dixhitalizimit të shkollave si një fazë e re historike e transformimit të arsimit në Shqipëri. Projekti është prezantuar sot dhe pritet të ketë impakt të madh në lidhjet njerëzore dhe në përcjelljen në kohë reale të informacionit.
Moti i keq, ende probleme në disa zona të vendit
Në zona të ndryshme të vendit vijojnë problemet e shkaktuara nga moti i keq, me reshje dëbore që kanë vështirësuar dhe qarkullimin rrugor.
Nga informacionet e fundit zyrtare mësohet se reshjet e dëborës vijojnë në Llogara, rruga kalohet me vështirësi dhe policia udhëzon udhëtarët që të përdorin zinxhirët.
Ndërsa në Gramsh, nga rrëshqitja e dherave si pasojë e lagështirës është vështirësuar kalimi në akset që lidhin qytetin me komunat Sulte, Kukur dhe Poroçan.
ARRSH: Rrëshqet dheu në Rrugën e Kombit, probleme në qarkullim
Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se një rrëshqitje dheu është regjistruar në Rrugën e Kombit, duke shkaktuar bllokimin e një korsie të rrugës pranë fshatit Kolsh.
Autoriteti njofton se aktualisht zona është nën mbikëqyrje dhe se janë marrë masat për menaxhimin e trafikut dhe vendosjen e sinjalistikës.
Po ashtu ARRSH sqaron se shumë shpejt do të ndërhyhet për heqjen e masës shkëmbore.
/ Top Channel
Moti i keq në Kukës, bllokohen rrugë dhe mungon energjia
Kukësi dhe Hasi nuk furnizohen me energji elektrike prej mesnatës së të dielës. Shkak për këtë është bërë një defekt në rrjetin shpërndarës të energjisë, në sistemin e transmetimit të linjës 110 kw që vjen nga Fushë-Arrëzi, si pasojë e motit të keq.
Bëhet fjalë për një defekt të rëndë, ndërkohë që punonjësit e OST-së dhe të OSHEE-së ndodhen në terren për të rikthyer energjinë elektrike.
Përmbytje në vend, probleme në Fier dhe Durrës
Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar probleme të mëdha në Fier. Lumi Gjanicë ka dalë nga shtrati duke përmbytur edhe disa prej banesave që janë ndërtuar pranë tij.
Lagjet e përmbytura në Fier janë “1 Maji” dhe “Konferenca e Pezës”, ndërsa problemet janë edhe më të mëdha për shkak se nuk janë riparuar dëmet nga përmbytjet e fillimit të shkurtit.
Mësohet se si pasojë e ujit të depërtuar nëpër banesa nga fryrja e Gjanicës, janë shkaktuar dëme të shumta në objekte elektroshtëpiake.
Rama nderohet në Ulqin me titullin “Qytetar Nderi”
Kryeministri Edi Rama, i ftuar në Ulqin, është nderuar me titullin "Qytetar Nderi" paraditen e së shtunës.
I pranishëm në ceremoninë e dorëzimit të titullit “Qytetar Nderi” për kreun e qeverisë sonë ishte edhe presidenti i Malit të Zi, Filip Vujanoviç.
Kryeministri Edi Rama e vlerësoi praninë e presidentit të Malit të Zi në këtë ceremoni dhe theksoi se “shqiptarët kanë përgjegjësinë historike për të dhënë shembullin e tyre”.
Takimin e parë në Ulqin, Edi Rama e zhvilloi me kreun e komunës, Fatmir Gjeka.
Basha në Vlorë: Jemi gati me ofertën e re. Në protestë edhe Tahiri i PDIU-së
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, gjatë protestës së radhës, që u mbajt të shtunën në Vlorë, deklaroi se vendi ka nevojë për një ofertë të re, për t'u ndarë përfundimisht nga ajo që Basha e quajti 'e keqja Meta-Rama'.
"Ne jemi gati, oferta e re është gati për të sjellë ndryshimin dhe për të ndalur të keqen që ka përfshirë vendin, nën drejtimin e dyshes Rama-Meta", tha Basha.
Në një fjalim disaminutësh para të pranishmëve, Basha theksoi se PD do t'i paraprijë revoltës kundër Qeverisë.
"Banda e tritolit", zbulohen në Durrës 20 kg eksploziv
Një 25-vjeçar, i cili u kap nga policia me 20 kilogramë C4, u arrestua pak pas mesnatës, në Sukth të Durrësit.
Fatjon Mexhaj, sipas burimeve zyrtare të policisë, u prangos nga Sektori për Narkotikët dhe Trafiqet. Ai u kap me një sasi të të konsiderueshme eksplozivi që ishte përgatitur për shpërthim. Ai ka pasur edhe precedent të mëparshëm penalë.
Kosovë, pezullohet imami i xhamisë së Prizrenit
“Statiskat tregojnë se më 1455-n, këtu kanë qenë 1 për qind shqiptarët. Në 1389, kur la ardhur Perandoria turke e ka luftuar kundër hungarezëve dhe Car Llazarit, e ka marrë prej shkaut. Me shekuj kemi qenë ndër shkije, e ka marrë prej shkaut e ta ka lënë në dorë ty. Pse erdhe ti o mysliman, unë kam pasë qejf me qenë shka, kështu thotë shkau që flet shqip”.
Kryeministri takon Topin, “do ndërtojmë ura bashkëpunimi”
Kryeministri Edi Rama dhe kreu i Frymës së Re Demokratike Bamir Topi, në takimin e tyre të parë për koalicionin parazgjedhor të lokaleve të 21 qershorit, hedhin piketat e para të bashkëpunimit.
Pavarësisht se në takimin prej 50 minutash nuk është arritur një marrëveshje konkrete, kanalet e komunikimit mbeten të hapura.
Top Channel: Zoti Rama, a arritët një marrëveshje me FRD-në?