Rama nderohet në Ulqin me titullin “Qytetar Nderi”

Postuar në 04 Prill, 2015 06:29

Kryeministri Edi Rama, i ftuar në Ulqin, është nderuar me titullin "Qytetar Nderi" paraditen e së shtunës. 

I pranishëm në ceremoninë e dorëzimit të titullit “Qytetar Nderi” për kreun e qeverisë sonë ishte edhe presidenti i Malit të Zi, Filip Vujanoviç.

Kryeministri Edi Rama e vlerësoi praninë e presidentit të Malit të Zi në këtë ceremoni dhe theksoi se “shqiptarët kanë përgjegjësinë historike për të dhënë shembullin e tyre”.

Takimin e parë në Ulqin, Edi Rama e zhvilloi me kreun e komunës, Fatmir Gjeka.

Komuna e Ulqinit nderoi me titullin "Qytetar Nderi" edhe zv/kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi. Zoti Thaçi u shpreh se “Ulqini është urë e popujve dhe qyteteve” dhe se “Kosova e njeh Malin e Zi përmes këtij qyteti”.

/ Top Channel 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.