"Banda e tritolit", zbulohen në Durrës 20 kg eksploziv

Postuar në 04 Prill, 2015 06:28

Një 25-vjeçar, i cili u kap nga policia me 20 kilogramë C4, u arrestua pak pas mesnatës, në Sukth të Durrësit. 

 

Fatjon Mexhaj, sipas burimeve zyrtare të policisë, u prangos nga Sektori për Narkotikët dhe Trafiqet. Ai u kap me një sasi të të konsiderueshme eksplozivi që ishte përgatitur për shpërthim. Ai ka pasur edhe precedent të mëparshëm penalë.

25-vjeçari i arrestuar është vëllai i Albin Mexhajt, i cili dyshohet se është edhe furnizuesi me eksploziv i të dyshuarit si vrasës me pagesë, Julian Sinanaj, i akuzuar për disa vrasje dhe vepra të tjera penale. Ndërsa Albin Mexhaj, edhe pse nuk e ka pranuar njohjen me Sinanaj, ndodhet në qeli në pritje të përfundimit të hetimeve.

Policia nuk ka publikuar të dhëna të tjera, por ka pohuar se po heton në të gjitha pistat e mundshme për të zbuluar lidhjet e vëllezërve Mexhaj me Sinanajn, por edhe me persona të tjerë që mund të jenë pjesëtarë të asaj që është konsideruar si “banda e tritolit”.

/ Top Channel 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.