Arkiv-Lajme të përditësuara
Tritolvënësi tek farmacia e Tahirit, në krye të celulës xhihadiste në Itali
Sipas edicionit online të revistës “L’Espresso”, grupi udhëhiqet nga Baftjar Bruka, i kërkuar në rang ndërkombëtar për pjesëmarrje në përgatitjen e tre atentateve, 2 prej të cilave të realizuara, më 10 shkurt të këtij viti në Tiranë, që janë ato ndaj farmacisë së babait të ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri dhe një oficeri policie.
KE publikon “parashikimin pranveror”. Të dhëna inkurajuese për Shqipërinë
Pranvera erdhi dhe për ekonominë europiane, por lulëzimi nuk është i njëjtë për të gjitha shtetet anëtare të Unionit, siç tregon parashikimi i fundit pranveror për zhvillimet ekonomike në Bashkimin Europian dhe në vendet kandidate, përfshirë Shqipërinë, publikuar sot nga Komisioni Europian.
“Prej vitesh nuk kemi pasur një pranverë kaq të qetë”, u shpreh Komisioneri përgjegjës, Moscovici, duke shfrytëzuar faktin se të gjitha shtetet e BE-së, me përjashtim të Qipros, pritet të kenë rritje ekonomike këtë vit.
KQZ: Partitë të ndalin mitingjet, mediet mos t’i transmetojnë. Pikëpyetje e polemika mbi ligjshmërinë
“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve iu bën thirrje partive politike të ndalojnë menjëherë fushatën zgjedhore, pasi janë në shkelje të Kodit Zgjedhor”.
Për herë të parë, nga një drejtues i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve lëshohet një apel i tillë ndaj partive politike, pavarësisht se aktivitetet partiake kanë qenë të tilla të pranishme përpara çdo procesi zgjedhor.
Prishtinë, alarm i rremë për bombë
Rruga “Agim Ramadani” në Prishtinë është bllokuar për rreth 2 orë mbrëmjen e kësaj të marte nga Policia e Kosovës, pasi dyshohej për një mjet shpërthyes. Lajmin për Top Channel e konfirmoi zyrtarja për informim e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.
Ahmeti njoftoi se, njësitet e Policisë së Kosovës shkuan menjëherë në kërkim të mjetit shpërthyes. Por, ajo nuk dha detaje të tjera lidhur me ngjarjen.
Veliaj: Basha ka braktisur edhe të djathtët
Kandidati i Partisë Socialiste për Tiranën, Erion Veliaj, është takuar me banorë të njësisë bashkiake numër 8, e cila prej vitesh është konsideruar si zonë e demokratëve, por në zgjedhjet e fundit më 23 Qershor, ky mit ra.
“Unë propozoj të heqim atë që nuk mbaron punë dhe të vëmë një që mbaron punë. Po ma dhe votën…”, i tha Veliaj një banoreje të zonës.
Kandidati për garën për Tiranën më 21 Qershor, thotë se vetë simpatizantët e së djathtës i kanë pohuar se janë braktisur nga kreu i demokratëve, i cili është edhe i kësaj lagjeje.
Nisin punimet në “Loro Boriçi”. Rama: Gati për ndeshjen me Serbinë
Kryeministri i vendit, Edi Rama ka qenë sot i pranishëm në fillimin e punimeve për stadiumin e ri “Loro Boriçi”. Një premtim i bërë disa muaj më parë, por që pas shumë konsultimesh dhe diskutimesh të projektit është ndezur drita jeshile e punimeve.
Matura Shtetërore, përveç mesatares, rëndësi edhe pikët e provimeve
Matura Shtetërore do të jetë një provim dalës, por jo hyrës për në institucionet e arsimit të lartë. Ligji i arsimit të lartë saktëson se gjatë vitit të ardhshëm akademik, të rinjtë, pas provimit të Maturës Shtetërore, do t’u duhet të aplikojnë pranë universiteteve që ata preferojnë.
Rasti i Freddie Gray, avokati i 6 oficerëve hedh poshtë akuzën
Një avokat, i cili përfaqëson 6 oficerët e policisë në Baltimore, të akuzuar për rastin e të riut Freddie Gray, ka deklaruar se ata nuk bënë asgjë të gabuar.
Avokati Michael Davey deklaroi se gjatë gjithë kohës oficerët vepruan në mënyrë të arsyeshme dhe në përputhje me stërvitjen e tyre.
Më herët, prokurorja e shtetit të Baltimores, Marilyn Mosby kishte deklaruar se vdekja e 25-vjeçarit me ngjyrë kishte qenë një vrasje dhe arrestimi i tij i paligjshëm.
Veliaj, takim me grupimet sportive: Bashkia abuzoi me fondet për sportin
Kandidati i PS-së për Bashkinë e Tiranës, Erjon Veliaj ka zhvilluar paraditen e së shtunës takimin e radhës me qytetarët. “Tirana ka nevojë për një politikë tjetër, ku ai që drejton duhet të zgjohet dhe të kuptojë se cilët janë problemet dhe se çfarë duhet bërë”, ka thënë Veliaj.
Përpara përfaqësuesve të grupimeve sportive, teksa është njohur me problematikën e tyre, Veliaj ka premtuar se nëse zgjidhet do t’i kthejë sportit vëmendjen e duhur.
Kontrabanda e naftës, 11 të akuzuar shlyejnë dënimin me kohën e paraburgimit
Ndërsa ka përfunduar gjykimi ndaj 13 personave të akuzuar për kontrabandë nafte, 11 prej tyre e kanë shlyer dënimin e marrë me kohën e paraburgimit. Ndërsa dy të akuzuar u dënuan vetëm me gjobë.
Prokuroria e Durrësit, sipas burimeve zyrtare, hetoi 13 ndaj persona, 11 prej të cilëve, të akuzuar për ‘kontrabandë me mallra që paguhet akcizë’ dhe dy për ‘tregtim të mallrave që dihet se janë kontrabandë’.