New York Times
NYT: Irani do të sulmojë me raketa mbi Izraelin në 12 orët e ardhshme
Zyrtarët amerikanë thonë se Irani do të nisë një sulm me raketa balistike ndaj Izraelit "në 12 orët e ardhshme". Lajmin e bën të ditur “New York Times”.
Sipas burimeve, sulmi ka të ngjarë të ndodhë gjatë orëve të natës.
Po ashtu, burimi shtoi se Irani mund të lëshojë raketa dhe dronë, siç bëri në sulmin e prillit, të cilin Izraeli e pengoi plotësisht së bashku me aleatët e tij.
New York Times nis betejën ligjore me Chat GPT
New York Times ka vendosur të padisë pronarin e ChatGPT OpenAI për shkelje të së drejtës së autorit.
Përse do të martoheni me njeriun e gabuar
Thonë - dhe shumë herë është e drejtë - që zakonisht nuk martohemi me atë që dashurojmë. Është një e vërtetë, këmbëngulin pesimistët, që vlen për shumicën e njerëzve, pavarësisht racës e kombësisë, gjendjes ekonomike e nivelit arsimor. Por, përse ndodh kështu? Çfarë na shtyn drejt partnerit të gabuar ose më saktë drejt njeriut, që nuk e dashuruam në të vërtetë? Arsyet që parashtron Alain de Botton shpjegojnë se përse teksti i tij u bë kaq i njohur brenda pak orësh në “New York Times”:
Foucault kalon djathtas*
Ta shesësh New York Times si gazetën "Tomori me lajme të reja"
Mediat në shërbim të z. Rama kanë përcjellë me entuziazëm dje një shkrim të publikuar në New York Times për Shqipërinë. Agjencia Telegrafike Shqiptare e ka shtrydhur politikisht shkrimin e përkthyer për të nxjerrë një titull pozitiv për Tiranën e Erjon Veliajt. Për media si këto mjafton që diçka është botuar në New York Times. Të tjerat nuk kanë rëndësi. Fundja shqiptarët ecin pas berihajit të titujve.
Zbythet New York Times. Mbyll seksionin e karikaturës politike
Gazeta e njohur New York Times ka njoftuar se do të ndalojë së publikuari karikatura(cartoon) politike pas një situate të krijuar me ironizimin e Donald Trump dhe kryeministrit izraelit Beniamin Netanyahu. Karikatura është konsideruar si anti-Semite dhe mesa duket kaq ka mjaftuar që gazeta që sillet si referencë për lirinë ta kompromentojë pozitën e vet duke ndalur çdo karikaturë politike.
Kur vdekja e një gazetari provokon reagim më të ashpër se mijëra të vrarë në Jemen
Nëse do të kërkonit një vit gjatë të cilit marrëdhëniet mes SHBA-ve dhe Arabisë Saudite dukej se do të hynin në krizë, padyshim ky vit nuk do të ishte 2018-a. Me shumë gjasa do të ishte 2011-a, kur protestat e pranverës arabe i detyruan Shtetet e Bashkuara të Amerikës të mbështesnin lëvizjet demokratike në Lindjen e Mesme, të cilat qeveria saudite i shihte si kërcënime vdekjeprurëse.
"Bota ka nevojë për Amerikën që të drejtojë"
Joe Biden, ish-zv.president i SHBA-së nën administratën e Barack Obamës, publikon sot në New York Times një opinion mbi politikën e jashtme amerikane. Biden, që përflitet si kandidat për president në zgjedhjet e ardhshme presidenciale, i përmbahet idesë së “forca e shembullit” që SHBA dha për 45 vjet duhet të prevalojë mbi “shembullin e forcës”, rrokadë kuptimore kjo që duket se është huazuar edhe në Shqipëri. Dhe në këtë drejtim, sipas tij, Donald Trump, përfaqëson një krizë në vlerat e politikës së jashtme amerikane.
Fake news/Netanyahu ekranizon pretencën e vet ndaj disa mediave kryesore
Sulmi ndaj mediave është tanimë e drejtë e fituar nga politikanë të ndryshëm që e ndërtojnë kundërrealitetin e tyre mbi premisat e akuzës se nuk kemi të bëjmë me me “lajme”, por me “lajme të rreme”. Donald Trump është i mirënjohur në këtë drejtim, ndonëse ai është një “rul” në këtë drejtim meqenëse në botën e qytetëruar është paraprirë nga kryeministri aktual i Shqipërisë që ka marrë përsipër të bëjë kallajnxhiun e kazanit të medias, me një…media të vet.
New York Times jep alarmin: Bota në emergjencë emigracioni, Roma dhe Athina të braktisura
“Europa ka dështuar. Roma dhe Athina të braktisura” shkruan New York Times. Brukseli e ka bërë “pak për të ndihmuar Italinë dhe Greqinë, vendet e kërkuara prej refugjatëve” të cilët ikin nga luftërat në Lindjen e Mesme. Gazeta amerikane e vë theksin në veçanti në Francë dhe Mbretërinë e Bashkuar, deri tani të vendosura në ndalimin e fluksit të njerëzve të dëshpëruar në kufijtë e tyre. Në Austri rëndohet bilanci i viktimave të gjetura në kamionin e braktisur, me 71 persona.