Foucault kalon djathtas*

Postuar në 28 Maj, 2021 00:04
Ross Douthat

 

Një nga gjërat e çuditshme të debatit politik të vitit të shkuar në Perëndim ishte përmendja e pakët e emrit të filozofit Michel Foucault. Dhe kjo jo për pamundësi. Një nga konceptet kyç të Foucault, “biopolitika”, një rrëfim i mënyrës sesi shteti modern përfshihet në jetën e qytetarëve të vet, u ilustrua gjerësisht nga përgjigjet e ndryshme që qeveria dha ndaj pandemisë së CoVid-19. Kultura akademike e krahut të majtë në të cilën puna e tij ka qenë prej kohës dominuese, befas pa sesi ndikimi i tij u zgjat në bordet e korporatave dhe të CIA-s. U publikua në anglisht një vëllim i ri i punës së tij: “Rrëfime të mishit”, një shpjegim kritik i moralitetit seksual të kristianizmit të hershëm.

Pati edhe një skandal Foucault, një akuzë se ai pagoi për marrëdhënie seksuale me djem tunizianë në vitet ’60 – pikërisht ai lloj pretendimi, siç mund ta marrë mendja, që mund të nxiste një debat pan – ideologjik nëse ikona kokërruar e postmodernizmit do të mund të përballonte një farë fshirjeje.

Por kur shfletoj faqet e kësaj gazete(një barometër serioz i prominencës dhe ndikimit)të 12 muajve të fundit, idetë e Foucault dhe skandalet e tij, meritonin e shumta një përmendje aty këtu. Në Google Scholar, një lloj tjetër barometri i ndikimit, citimet e tij ranë në mënyrë modeste në vitin 2020. Në debatet për karantinën dhe mbylljet dhe të tjera subjekte të asociuara me punën e tij historike dhe filozofike, ai mungonte thuajse tërësisht në diskursin e liberalëve dhe atyre të krahur të majtë. Mund të dëgjoje me shumë gjasë idetë e tij të invokuara në argumentet e konservatorëve, të cituara me një respekt të çuditshëm të krahut të djathtë.

Vendi i Foucault në vitin 2021 nuk është një çështje thjesht e interesit akademik; pozicioni i ndryshuar i tij na thotë shumë për evoluimet e fundit si në të majtë, ashtu edhe në të djathtë.

Udhëzuesi më i mirë për të kapur këtë ndryshim është një lektor i Universitetit të New York i quajtur Geoff Shullenberger, që ka shkruar disa ese ku hulumtohet valenca politike e ideve të Foucault. Ato janë leximi më i mirë për këtë temë, por me një rend kronologjik të përmbysur: niseni me pjesën e gjatë të tij në numrin e fundit të “Çështje Amerikane”, “Si e harruam Foucault” që trajton mungesën e çuditshme të filozofit në debatet mbi pandeminë dhe kthejuni pastaj esesë së tij, “Theorikelët në botën e Trump”, mbi lulëzimin e teorive dhe temave postmoderne mes figurave trampiste në të djathtë.

Të marra së bashku, esetë tregojnë një histori që është surprizuese në fillesë, por e arsyeshme sapo të keni pranuar premisat e veta: nëse mendimi i Foucault ofron një kritikë radikale të të gjitha formave të pushtetit dhe kontrollit administrativ, atëherë teksa e majta kulturore bëhet më e fuqishme dhe e djtathta kulturore më margjinale, e majta do të ketë më pak nevojë t’i përdorë për teoritë e tij dhe e djathta mund t’i gjejë ato më depërtuese.

Ky ambiguitet politik, vëren Shullenberger, shpesh i është bashkëngjitur interpretimeve të ideve të Foucault, i cili gjatë jetës së tij bëri armiq në të majtën marksiste dhe gjeti afëri të çuditshme me radikalizmin islamik dhe neoliberalizmin. Nëse do donit të ishin provokues, mund të thoni se filozofi frëng ishte një figurë satanike në shumë kuptim të termit: një hedonist i pandreqshëm që i refuzonte kufijtë e orekseve të një të rrituri(të vërteta apo jo hamendësimet për Tunizinë, Foucault e mbrojti hapur legjitimitetin e pederastisë) dhe filozofikisht një akuzues skeptik, si Djalli që shfaqet në Librin e Jobit, i gatshëm të vërë gishtin mbi krisjet, mizoritë dhe hipokrizitë e çdo rendi të drejtë, të dekonstruktojë çdo sistem pushteti që shpall se ka të vërtetën dhe virtytin në anën e vet.

Në këmbim, kjo e bën punën e tij të dobishme për çdo lëvizje që është në luftë me binonim në fuqi “pushtet-dije” sa për të përdorur zhargonin fukodian, por i rrezikshëm dhe deri diku sikletosës në momentin kjo lëvizje e gjen veten përgjegjëse për rednin e gjërave. Dhe kështu zhvendosja ideologjike në erën pandemike, rivendosja e Foucault, na thotë diçka domethënëse rreth balancës së pushtetit në Perëndim – ku e majta kulturore përherë e më shumë e kupton veten si një establishment i ri i “pushtet-dije”, duke kërkuar mëshirë dhe besnikëri më tepër sesa akuzë dhe kritikë.

Kjo është më e dukshme me debate mbi CoVid-19. Mund të imagjinonin një kohë kur e majta ishte shumë më skeptike për ekspertët, mbylljet dhe kërkesën për vaksinim – duke përdorur kategoritë fukodiane për t’i dhënë prevalencë autonomisë idividuale kundër sistemit shtetëror të kontrollit, duke e mbrojtut skepticizmin popullor kundër dijes zyrtare, duke refuzuar menaxhimin burokratik shëndetësor si një tjetër maskë për centralizimin e pushtetit.

Por ata të majtë me këto impulse kanë përfunduar në aleancë me të djathtën populiste dhe konspiracioniste. Ndërkohë e majta zgjodhi opsionin befasues të një bashkimi të teknokracisë dhe ideologjisë progressive: një botë e “Beso në shkencë”, ku shkenca kërkonte mbylljet pandemike, por bënte përjashtime për jë Marshim për Jetët e të Zinjve Trans, ku CoVid dhe racizmi struktural ishin qoftë emergjencë shëndetësore publike, ku legjitimiteti dhe identiteti politik nuk kundërviheshin, por ndërthureshin.

Burimi: The New York Times

Përkthimi dhe titulli*: Skerdilajd Zaimi

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.