NYT: Irani do të sulmojë me raketa mbi Izraelin në 12 orët e ardhshme
Zyrtarët amerikanë thonë se Irani do të nisë një sulm me raketa balistike ndaj Izraelit "në 12 orët e ardhshme". Lajmin e bën të ditur “New York Times”.
Sipas burimeve, sulmi ka të ngjarë të ndodhë gjatë orëve të natës.
Po ashtu, burimi shtoi se Irani mund të lëshojë raketa dhe dronë, siç bëri në sulmin e prillit, të cilin Izraeli e pengoi plotësisht së bashku me aleatët e tij.
Ndërkohë, edhe Ambasada e SHBA-së në Izrael lëshoi "një njoftim alarmi të nivelit të lartë për punonjësit e saj në Izrael dhe Territoret Palestineze, duke i urdhëruar ata të kthehen në shtëpi dhe të përgatiten për të hyrë në një strehë sulmi ajror".
Është hera e parë që një urdhër i tillë lëshohet që nga sulmi ajror i Iranit në Izrael në prillin e kaluar.
Add new comment