New York Times jep alarmin: Bota në emergjencë emigracioni, Roma dhe Athina të braktisura
“Europa ka dështuar. Roma dhe Athina të braktisura” shkruan New York Times. Brukseli e ka bërë “pak për të ndihmuar Italinë dhe Greqinë, vendet e kërkuara prej refugjatëve” të cilët ikin nga luftërat në Lindjen e Mesme. Gazeta amerikane e vë theksin në veçanti në Francë dhe Mbretërinë e Bashkuar, deri tani të vendosura në ndalimin e fluksit të njerëzve të dëshpëruar në kufijtë e tyre. Në Austri rëndohet bilanci i viktimave të gjetura në kamionin e braktisur, me 71 persona. Incidentet mes Maqedonisë dhe Greqisë, OKB: është tejkaluar kufiri me mbi 300.000 refugjatë dhe migrues që kanë kaluar përmes Mesdheut që nga fillimi i vitit. Emigracioni, histori tmerri të mbijetuarish: të rrahur për të mos dalë nga ky fenomen, të zbritur në Palermo, anija Poseidon me 52 viktima nga Britania e Madhe.
Austri, braktiset kamioni, 71 të vdekur
Është më keq se sa mund të imagjinohej tragjedia e kamionit të braktisur në Austri. Janë rreth 71 trupat e emigrantëve të gjendur brenda, përfshirë 8 gra dhe 4 fëmijë. Viktimat mendohet të jenë sirianë, të cilët mund të kenë vdekur nga mbytja, edhe pse policia nuk mund të konfirmojë këtë. Ndërkaq 3 persona janë arrestuar në Hungari, përfshirë edhe shoferin.
Mesdhe, 200 viktima në det
Lajmet e fundit flasin për mbytjen e dyfishtë nga dy anije drejt Mesdheut me rreth 200 viktima. Ngjarja ka ndodhur në kufijtë e Libisë, në afër Zuëara. Trupat e 40 personave janë gjetur në brendësi të varkës e cila kishte ndalur në një plazh, ndërsa rreth 160 notonin në det.
Incidente në kufijtë mes Greqisë dhe Maqedonisë
Në kufirin midis Greqisë dhe Maqedonisë regjistrohen sërish aksidente mes një mijë emigrantëve. Autoritetet maqedonase, të cilat kohët e fundit e kishin mbyllur përkohësisht kufirin me Greqinë për shkak të fluksit të tepruar të refugjatëve, kanë lejuar kalimin e kufirit në grupe prej pesëdhjetë emigrantësh.
Add new comment