prona
Greqi/1/3 e transaksioneve të pronës, për marrjen e një “Vize të Artë”
Një e treta e transaksioneve të pronës në vitet e fundit në Greqi është kryer me synim marrjen e njën ”Vize të Artë”. Instituti Eteron njofton se shumë prona janë shitur me çmim deri trefish mbi vlerën e tregut me synim arritjen e kufirit minimum të investimit për marrjen e vizës, që është 250 000 euro.
Prona i takon atij të cilit ia japim Ne. E garantojmë!
Sot kreu i Kadastrës, Artan Lame, doli e u tha shqiptarëve të Shqipërisë, diçka shumë më të madhe sesa vetja e tij, apo detyra që mban. Nga Kavaja, ku Kadastra nuk ka problemin se i duhet të heqë drejtorin si në Vlorë p.sh, z. Lame ndër të tjera tha:
250 milionë euro vlera e transaksioneve të pronës për vitin 2021
Revista “Monitor” raporton sot se vlera e transaksioneve për pronat gjatë vitit 2021 arrit në shifrën e 250 milonë eurove, përllogaritur kjo përmes deklarimit të Tatimit mbi të Ardhurat Personale. Sipas revistës, TAP i arkëtuar për vitin që lamë pas ishte 26% më e lartë sesa ajo e vitit 2020, duke provuar kështu se prona dhe ndërtimi mbeten investimi kryesor në vend.
Po QSUT-së pse nuk i ka dalë pronari?
Sot në mëngjes në media qarkulloi një deklaratë e ministres së Kulturës, Elva Margariti e cila në rolin e ngushëlluesit zyrtar shprehej se Cirkut të Tiranës i doli pronari. Në krah të artistëve, ministrja ka siguruar se qeveria do të bëjë gjithçka për të krijuar hapësirën e duhur për Cirkun. Mesazhi është i thjeshtë: cirku ikën nga ishte, e degdiset gjetkë.
DASH publikon raportin për liritë fetare. Për Shqipërinë, kryesore (mos)prona e komuniteteve
Departamenti Amerikan i Shtetit ka publikuar dje raportin mbi lirinë e religjionit për vitin 2020. Për Shqipërinë në pah del problemi i pronës së komuniteteve fetare, të cilave nga njëra anë u legalizohen objekte kulti dhe nga ana tjetër mbahen peng në procese gjyqësore që nuk kanë të sosur.
Projekt për fshat bregdetar 39 ha, me 400 dhoma dhe 300 vila në Kakome. Porositës, biznesmeni Luan Leka
Simone Micheli, arkitekt i njohur italian që predikon si filozofi të punës së vet “luksin demokratik” njofton në faqen e vet online për një projekt të quajtur “Saranda Beach Village”. Micheli, që ka qenë më herët në Shqipëri ku edhe ka hapur një ekspozitë, thotë se fshati në fjalë do të nisë së shpejti pas një mirëkuptimi mes tij dhe klientit Luan Leka, një biznesmen i njohur shqiptar.
Shqipëria ka mbivendosje dhe ende po ndan pasurinë në shekullin e 21-të
Kreu i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Artan Lame, sqaronte dje në një emision televiziv situatën me pronat në Shqipëri. Rast ilustrues: Lalëzi.
Deri pak kohë përpara bëhej kjo gjë: Kur përplaseshin, shkonin te Hipoteka përkatëse dhe atje paraqiteshin. Hipoteka nuk përdorte sistem elektronik. E dyta, shikonte kush ishte më i forti ose kush paguante më shumë dhe regjistronte atë. Ai që mbetej, ose do shtyhej më poshtë ose do shtynte ndonjë tjetër dhe ai do sistemohej. Mbetej tjetri dhe do shtyhej dhe ky.
Protestat nuk kanë cenuar pronën. Atë e cenon korrupsioni i kullave dhe betonit
Do të ishte diçka kurioze nëse ndonjë psikiatër do të diagnostikonte sjelljen publike të Erion Veliajt dhe peshën që zë kjo sjellje në jetën e tij të përditshme. Sepse është të paktën neurotike invencioni i përditshëm i një roli për veten, sidomos kur e shkëput atë nga detyra që ke përsipër. Zotit Veliaj nuk i del detyra e kryetarit të Bashkisë, të ciln me shumë gjasë do ta luajë edhe për një mandat. Ai do diçka më shumë, diçka sipër punëve të tjera. Dhe këtë diçka nuk e thotë dot me gojë, por e nënkupton.
Nën monitorim të plotë edhe për pronat
U desh alarmi i qeverisë greke dhe kryeministrit të saj, Aleksis Tsipras që Bashkimi Europian të marrë seriozisht çështjen e të drejtës së pronësisë në Shqipëri, ku duket se qeveria shqiptare vetëm sa e ka përkeqësuar këtë proces.
Jo vetëm Shqipëria pa regjistër pronash. Edhe Greqia në proces
Shqipëria nuk është i vetmi vend europian me probleme themelore në regjistrimin e pronës. Madje vendi ynë formalisht e ka një regjistër ndërkohë që Greqia ende nuk e disponon. Reuters shkruan se regjistri i pronës në Greqi kompletohet jo më parë se viti 2021 dhe ai ka nisur të përpilohet në vitin 1998 kur në pushtet ishte Kostas Simitis.