Greqi/1/3 e transaksioneve të pronës, për marrjen e një “Vize të Artë”
Një e treta e transaksioneve të pronës në vitet e fundit në Greqi është kryer me synim marrjen e njën ”Vize të Artë”. Instituti Eteron njofton se shumë prona janë shitur me çmim deri trefish mbi vlerën e tregut me synim arritjen e kufirit minimum të investimit për marrjen e vizës, që është 250 000 euro.
Greqia përfaqëson 20% të numrit të vizave të tilla në Bashkimin Europian me të ardhura 1.89 miliardë euro dhe përfitues kryesorë të tyre janë investitorë nga Kina, Turqia, Rusia, Libani dhe Egjipti.
Programi i ri parashikon një kufi investimi prej 500 000 eurosh.
Add new comment