Jo vetëm Shqipëria pa regjistër pronash. Edhe Greqia në proces
![](https://www.respublica.al/sites/default/files/styles/large/public/2019/03/1D47846A-6D03-4781-86E1-6B89E5CD9117_2019_03_16_11.jpeg?itok=4qWZtLGS)
Shqipëria nuk është i vetmi vend europian me probleme themelore në regjistrimin e pronës. Madje vendi ynë formalisht e ka një regjistër ndërkohë që Greqia ende nuk e disponon. Reuters shkruan se regjistri i pronës në Greqi kompletohet jo më parë se viti 2021 dhe ai ka nisur të përpilohet në vitin 1998 kur në pushtet ishte Kostas Simitis.
Në Athinë është hapur qendra e parë e madhe për regjistrimin e pronës përmes së cilës do të synohet plotësimi i një baze të dhënash kombëtare.
Interesant është fakti se afati i plotësimit të regjistrit është dakordësuar me kreditorët që e shohin mungesën e tij si pengesë serioze në aplikimin e politikave fiskale në vend.
Problemi doli më pah gjatë aplikimit nga Greqia për paketën e shpëtimit në vitin 2010 kur nga kreditorët u kërkua regjistrimi kompjuterizuar i pronës. Vetëm Greqia dhe Shqipëria nuk e kishin një të tillë.
Add new comment