Prona i takon atij të cilit ia japim Ne. E garantojmë!

Postuar në 25 Qershor, 2022 18:46

Sot kreu i Kadastrës, Artan Lame, doli e u tha shqiptarëve të Shqipërisë, diçka shumë më të madhe sesa vetja e tij, apo detyra që mban. Nga Kavaja, ku Kadastra nuk ka problemin se i duhet të heqë drejtorin si në Vlorë p.sh, z. Lame ndër të tjera tha:

Neve garantojmë që me pronën nuk luhet më. Ama të gjithë ata që kanë vendosur dorë mbi ato arkiva, të gjitha organizmat zyrtare të këtij shteti kanë të drejtën e Zotit të vijnë dhe ti kontrollojnë, e të kërkojnë llogari

D.m.th u bë çfarë u bë iku, këtej e tutje ka rend. Sa herë e kemi dëgjuar ne këtë fillim të ri? Edhe në film ana është premtuar, por ja ku jemi duke dëgjuar Artanin e radhës që thotë se tani nisi një erë e re.

Z. Lame drejton një institucion ku janë regjistruar objekte me kate pa leje, që pastaj ndoshta legalizohen, shtesa e zgëqe, pastaj kulla në çfarëdo lloj vendi e kështu me radhë. Po ai regjistrues është dhe aty e çoi edhe fati edhe pasioni: te letrat e Lames është regjistruar tranzicioni shqiptar, që bëri të pasur e të varfër, zhvati e shqeu sa të mundej një vend që u la azat asqer sa për të kënaqur urinë e të sotmes. E çdo të sotmeje.

U mor një vend me tituj pronësie të krijuar nën atë që u quajt pushtim dhe po kemi një vend ku siguria juridike e pronës është një shaka që zyrtarizohet si e vërtetë praktike me koburen në dorë. Sikundër pasuria dhe pasurimi  në këtë vend nuk të japin kurrfarë gjëje nëse nuk e asocion me statusin dhe sjelljen e horrit. Shihni si sillen edhe policët e qarkullimit rrugor për ta kuptuar.

Dhe z. Lame e di këtë shumë mirë edhe pse nuk dihet për cilën arsye del e jep garanci që nuk i takojnë.

Me pronën nuk luhet më, - thotë Lamja. Çudi se këto ditë po qarkullon lajmi se parkut të Butrintit iu zbritën 800 hektarë, por ato ishin të askujt, sepse në fakt duke bërë e zhbërë letrat, ky vend i askujt nuk është. As I këtyre që sot kakarisin si të parët e vendit. Si tha dikush: Shqipëria mes Lindjes dhe Perëndimit ? Dakord, por shtëpia nuk bëhet në këmbët e urës.

Comments

Submitted by Anonymous (not verified) on

Te ishe ti ne vend te Lames ca do kishe bere? Apo te peshtyjme sa te mundim kedo qe perpiqet te beje dicka dhe keshtu i barazojme te gjithe. Kjo eshte e pandershme.

Submitted by redaksia on

E jo. Nuk peshtyu kush kend. Keta peshtyne Lart e u ra ne fytyre. Kaq e shohim te gjithe. Dhe te pajtohesh me cdo gje, pa bere ze - sepse ne keto 8 vjet kane ndodhur paudhesi me pronen pa ndalim - eshte te jesh fare i pandershem me veten. Me ate qe ke predikuar. 

Submitted by Pronari (not verified) on

Ne kohen e Zogut, zyra e hipotekave konsiderohej si nje lloj magazine aktesh, ku viheshin titujt e pronesise ne ruajtje, prandaj punonjesi quhej ruajtesi i hipotekave (shih nenin 1918, te Kodit Civil te Zogut, etj.). Tashti ketij Lames ngaqe nuk eshte jurist i eshte mbushur mendja se te ben pronar. Ky eshte thjesht roja. A i ka ruajtur mire aktet qe ka patur ne ruajtje apo i ka zhdukur dhe ka krijuar akte te reja, kete duhet ta verifikoje prokuroria? Nuk mundet qe pas 9 vitesh ne detyre te dale te deklaroje thagma te tilla. E me kete rast minimumi duhet te jape doreheqjen qe te behet hetimi lirshem, pa ndikimin e tij.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.