zgjedhjet
Europa po përgatitet për skenarin: Trump nuk njeh rezultatin e zgjedhjeve dhe nuk largohet nga Shtëpia e Bardhë
Revista gjermane “Spiegel” raporton së fundmi për ato që i cilëson si “përgatitje për skenarin më të keq” të zgjedhjeve presidenciale në SHBA. Dhe ky skenar më i keq është mosnjohja e rezultatit nga presidenti aktual Donald Trump, çka ka vënë në lëvizje autoritetet europiane që do të duhet të kenë një qëndrim mbi atë që mund të ndodhë.
Truku i zgjedhjeve me "armikun" Ilir Meta
Kryeministri i vendit, Edi Rama ka zbuluar sot në Asamblenë e PS-së se kush është problemi i të ardhmes së shqiptarëve. Ai është Ilir Meta.
Problemi i madh mes shqiptarëve dhe të ardhmes quhet Ilir Meta dhe LSI. Ky është problemi i madh i zgjedhjeve të ardhshme dhe mendoj se shqiptarët do t’i japin zgjidhje këtij problemi gjatë zgjedhjeve të ardhshme
deklaroi Rama.
Filloi gallata e zgjedhjeve
Vendi po hyn në fushatë elektorale dhe siç po shihet do të kemi rastin që fytyrën e Kryeministrit dhe të ashtuquajturve kundërshtarë politikë të tij do ta shohim shpesh e më shpesh.
Ka ndodhur një gabim i vockël: Të ndryshon Vendbanimi!
Një raportim i para disa ditëve i TVT për disa parregullsi në gjendjen civile të disa qytetarëve dhe ndryshimin e vendbanimit prodhoi një situatë qesharake me një qeveri që shitet se ka çdo gjë nën kontroll. Drejtori i Gjendjes Civile, Bledar Doracaj nuk u prononcua gjithë këto ditë dhe hera e fundit që e kemi parë atë të shfaqet në media, ishtë kur njoftonte gjobat për qytetarët që nuk vetëdeklarojnë vendbanimin.
Zgjedhjet në SHBA, në pikëpyetje, Trump: Do të ketë vazhdimësi
Presidenti i SHBA, Donald Trump ka lënë të kuptohet gjatë një konference për shtyp se ai nuk ka ndërmend të bëjë transferim paqësor të pushtetit nëse rezultatet e votimeve në nëntor e nxjerrin humbës. Trump ka vënë në pikëpyetje integritetin e zgjedhjeve për shkak të përdorimit të votimi me postë elektronike, duke nënvizuar se :
fletët e votimit janë një katastrofë
Sozia e liderit
Dje kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka dalë në një intervistë televizive përmes së cilës ka tentuar të sillet si dikush që është i sigurtë se do të bëhet kryeministër i vendit.
Zoti Basha ka premtuar ato që janë dëgjuar prej tij disa herë; ulje taksash, hetim administrativ të koncesioneve, luftë ndaj krimit etj..
Sigurisht z. Basha po përsërit ato që dikur, Sali Berisha premtoi dhe deri diku bëri. Premtoi luftë ndaj krimit dhe në fakt e prishi bashkëjetesën e organizatave kriminale me politikën që aq shumë e përfaqësonte në dukje qeverinë e Fatos Nanos.
BE nuk njeh Lukashenkon si president legjitim të Bjellorusisë
Bashkimi Europian ka vendosur të mos njohë Aleksander Lukashenkon si president legjitim të Bjellorusisë. Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Çështjet e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Josep Borrell deklaroi para eurodeputetëve se unioni po bën gjithçka ka mundësi për t’i dhënë fund dhunës në Bjellorusi.
Ne nuk e konsiderojmë Lukashenkon si të zgjedhur legjitim
ka thënë ai.
Askush nuk po i përshëndet zgjedhjet demokratike në Malin e Zi
Zgjedhjet në Malin e Zi kanë përfunduar. Ato kanë një fitues dhe një humbës. Ky i fundit historik madje.
Zgjedhjet ishin demokratike dhe të lira, në ndryshim nga zgjedhjet një partiake gjetiu.
Përmes tyre votuesit e vendit fqinj shprehën vullnetin e tyre për t’i thënë boll filozofisë qeverisëse: Me mua hanë të gjithë.
Zgjedhjet parlamentare mbahen më 25 prill
Zgjedhjet elektorale të radhës do të mbahen më 25 prill. Presidenti Meta ka dekretuar sot datën e zgjedhjeve parlamentare, pas konsultimeve të ditëve të fundit me partitë parlamentare.
Në këto të fundit, opozita propozoi 18 prillin si datë për zhvillimin e zgjedhjeve parlamentare, ndërsa Partia Socialiste ka kërkuar 9 majin, që përkon me Ditën e Fitores ndaj Nazifashizmit.
Një fitore politike dhe detyrimi për të zhvilluar imunitetin ndaj banalitetit të shqiptarëve
Zgjedhjet në Mal të Zi kanë provokuar ndryshime të mëdha në skenë politike rajonale.