zgjedhjet
Kosova, e paprekur nga infeksionet e një shteti të dështuar si Shqipëria. Mbahen zgjedhje dhe njihen rezultatet
Zgjedhjet e parakohshme në Kosovë kanë prodhuar tashmë rotacionin politik. Drejtuesi politik i Partisë Demokratike, Kadri Veseli citohet nga mediat të ketë pranuar humbjen dhe kalimin në opozitë. Sipas rezultateve të deritanishme të përcjella zyrtarisht nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës, në krye qëndron koalicioni i Lëvizjes Demokratike të Kosovës me Lëvizjen e Vetëvendosjes, respektivisht me 24.97% dhe 26.05% të votave, regjistruar në zgjedhje si parti më vete, por që aktualisht janë opsioni më i mundshëm për qeverisje.
Letër me shumë kuptime nga Serenissima
Publikimi i draft/opinionit të Komisionit të Venecias është celebruar si fitore e një kauze nga ana e njërës palë në Tiranë. Dikush flet për komplot, një tjetër i kërkon Ilir Metës të mbajë fjalën kur tha se do dorëhiqej nëse Venecia do mendonte ndryshe prej tij për shtyrjen e zgjedhjeve. Të gjithë luajnë teatrin e shahistit që jep shah në mënyrë të përsëritur.
Zgjedhjet në Izrael pa fitues
Izraeli doli pa fitues nga zgjedhjet parlamentare. Konservatorët e Likudit të kryeministrit Benjamin Netanjahu mori të njejtin numër deputetësh me rivalët e drejtëpërdrejtë, liberalëve të aleancës bardhë e blu Beni Gancit. Të dy partitë pësuan rënie me nga 3 deputetë në krahasim me zgjedhjet e Prillit, që po ashtu nuk sollën një shumicë solide për të qeverisur.
Zhurmë për alibinë e legjitimitetit, ndërkohë që 30 qershori duhet vlerësuar për Ligjshmërinë
Sot qeveria shqiptare ka nxjerrë ministrin e Jashtëm në Detyrë, Gent Cakaj për të interpretuar raportin e OSBE-ODIHR për zgjedhjet e 30 qershorit. Përpjekja e zotit Cakaj ka qenë që të bindë opinionin se zgjedhjet ishin legjitime, ndonëse siç tha ai “më 30 qershor Shqipëria u përball me një sfidë ndaj rendit demokratik”.
Raporti i OSBE-ODIHR, Basha: 30 qershori kërkon hetim penal. Nuk ka zgjedhje me Edi Ramën dhe këtë KQZ
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka deklaruar sot në një konferencë për shtyp se zgjedhjet e 30 qershorit kërkojnë hetim penal për një sërë aktorësh. Duke komentuar raportin e OSBE-ODIHR, Basha deklaroi se dokumenti vulos antikushtetueshmërinë e procesit. Më poshtë dekarata e z. Basha:
Kryeministri: Zgjedhjet e fundit ishin legjitime. Të flasim për zgjedhjet e ardhshme
Një ditë pas publikimit të raportit të OSBE-ODIHR për votimet e qershorit 2019, kryeministri Edi Rama ka dalë me një koment të vetin.
Raporti ka çertifikuar zgjedhjet si krejt legjitime e ka dhënë rekomandime në shërbim të reformës që na duhet!
shkruan ndër të tjera Rama.
S’paska qenë Edi Rama problemi!
Lulzim Basha do mbahet mend si politikani që ajo që ka ditur të bëjë më mirë është të gënjejë. Hoqi dorë nga mandatet, filloi sulmet me molotov, nuk u fut në zgjedhje dhe deklaroi fundin e Edi Ramës, por në fakt asnjë përmbysje nuk ndodhi.
Zyrat e kryebashkiakëve po lirohen pa zhurmë, ndërsa qershia mbi tortë është kërkesa e sotme e partive të opozitës për t’u regjistruar në zgjedhjet e 13 tetorit, ndonëse Basha kishte vënë si kusht panegociueshëm largimin e Edi Ramës dhe vënien para drejtësisë së kriminelëve të zgjedhjeve.
Opozitë pa NIPT
Mënyra sesi Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka ndryshuar sjelljen dhe tonin e vet publik në raport me qeverinë Rama është dëshmi e fakti se kriza që ka prekur të paktën stabilitetin psikologjik të politikës, ka çuar në korruptimin e institucioneve kushtetuese në vend.
Mediat e Kosovës: Presidenti Thaçi dekreton zgjedhje të parakohshme parlamentare më 8 shtator
Mediat kosovare raportojnë se presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka vendosur të dekretojë datën e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare më 8 shtator.
Dekreti pasoi dorëheqjen e kryeministrit Ramush Haradinaj që u thirr nga Gjykata Speciale për krimet gjatë luftës së vitit 1999.
Greqia na rikujtoi se jetojmë në demokraci patatinash
Në 24 orë në Greqi u votua, u numërua, u zyrtarizua rezultati i zgjedhjeve dhe kryeministrat shkëmbyen urimet.
Kjo në Greqi, një vend që po të lexosh mediat shqiptare konsiderohet si shovinist, shkelës i të drejtave, e të tjera pallavra llafazanësh të mbivlerësuar.