Askush nuk po i përshëndet zgjedhjet demokratike në Malin e Zi
Zgjedhjet në Malin e Zi kanë përfunduar. Ato kanë një fitues dhe një humbës. Ky i fundit historik madje.
Zgjedhjet ishin demokratike dhe të lira, në ndryshim nga zgjedhjet një partiake gjetiu.
Përmes tyre votuesit e vendit fqinj shprehën vullnetin e tyre për t’i thënë boll filozofisë qeverisëse: Me mua hanë të gjithë.
Mirëpo ky incident demokratik nuk u ka pëlqyer disave. Tiranës zyrtare mes të tjerave. Kur themi Tirama zyrtare kemi parasysh një njeri të vetëm, kryeministrin Edi Rama, i cili bëri thrirrje për votimin e Gjukanoviçit. Partitë opozitare ndërkohë kanë njoftuar se nuk do të marrin kurs të ri në politikën e jashtme, pra i qëndrojnë angazhimeve euroatlantike të vendit.
Mes firmëtarëve është edhe një shqiptar që ka marrë një rol si shummë pak të tjerë.
Nisur nga këto rrethana është e çuditshme sesi mister Shqipëria ende nuk ka folur për zgjedhjet në vendin fqinj.
Edi Rama është një këmbësor rastësor në krye të institucioneve shqiptare, marrëdhëniet me Malin e Zi nuk ka sesi të jenë kushtëzim prej tij. Ndaj heshtja e Tiranës në një farë mënyre fajëson këtë të fundit, përveçse e tremb atë.
Ne duhet të vazhdojmë të kemi marrëdhënie të mira me Malin e Zi, pavarësisht se pazari i kryeministrit nuk eci mirë. Ndaj për zgjedhjet duhet të flasë ai dhe klasa politike. Të mos harrojmë: janë zgjedhje demokratike dhe të tilla janë ato që nuk e kanë rezultatin të fiksuar.
Pasi ta përsërisim: bota ende nuk ka rënë në zezonën e të qenit e gjitha Shqipëri.
Comments
Mali i Zi
Me shume duket sikur ka ndodhur dicka aksidentale ne zgjedhjet e Malit te Zi! Gjerat kane qene te planifikuara per kete show te rradhes, por opozita duket ka dale me e forte sesa kane dashur keta te BE! Prandaj kane mbetur pa tekst aktoret e rajonit ballkanik! Presin orientime te reja nga ambasadat!
Add new comment