Truku i zgjedhjeve me "armikun" Ilir Meta
![](https://www.respublica.al/sites/default/files/styles/large/public/2020/10/rama-7_2020_10_09_19.jpg?itok=FarpT8Hk)
Kryeministri i vendit, Edi Rama ka zbuluar sot në Asamblenë e PS-së se kush është problemi i të ardhmes së shqiptarëve. Ai është Ilir Meta.
Problemi i madh mes shqiptarëve dhe të ardhmes quhet Ilir Meta dhe LSI. Ky është problemi i madh i zgjedhjeve të ardhshme dhe mendoj se shqiptarët do t’i japin zgjidhje këtij problemi gjatë zgjedhjeve të ardhshme
deklaroi Rama.
A mund të flasë një njeri në emër të një kombi për të ardhmen e këtij të fundit? A mundet që një njeri që qeveris të flasë për të ardhmen e të gjithëve pa dhënë më parë llogari për pasojat e vendimeve të tij?
Moralisht jo, por ndoshta ky është truku i këtyre zgjedhjeve: po shpik një armik inekzistent për të mos folur për çështjet reale. Këtë bënte edhe Lulzim Basha në vitin 2017, e përqendroi sulmin mbi sh.p.k e politikës si LSI.
A mundet vallë që të besohet një kryeministër i qeverisë më të korruptuar në Europë që të flasë për problemin e së ardhmes të cilin edhe nëse është i tillë, është ndër të tjera dhuratë e tij?
Add new comment