Zgjedhjet parlamentare mbahen më 25 prill

Postuar në 06 Shtator, 2020 14:46

Zgjedhjet elektorale të radhës do të mbahen më 25 prill. Presidenti Meta ka dekretuar sot datën e zgjedhjeve parlamentare, pas konsultimeve të ditëve të fundit me partitë parlamentare.

Në këto të fundit, opozita propozoi 18 prillin si datë për zhvillimin e zgjedhjeve parlamentare, ndërsa Partia Socialiste ka kërkuar 9 majin, që përkon me Ditën e Fitores ndaj Nazifashizmit.

Kreu i shtetit ka zgjedhur një datë të ndërmjetme, një lëvizje që reflekton dëshirën për të ruajtur pozicionin e tij mbi palët.

Sesioni i ri parlamentar që nis të hënën, më 7 shtator, do të ketë në fokus vijimin e reformës zgjedhore, duke nisur me implementimin e marrëveshjeve të miratuara të fund të korrikut.

Në këtë sesion të ri do të formohet KQZ-ja e re si dhe nëse do të gjendet dakordësia mes PS dhe PD në Këshillin politik, do të implementohen në Kodin Zgjedhor hapja e listave dhe koalicionet parazgjedhore, të miratuara në fund të korrikut.

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.