vendet

Dyfishohet BRICS, anëtarësohen 6 vende të reja

Postuar në 27 Gusht, 2023 10:57

Gjashtë vende të reja do t’i shtohen grupit BRICS. Në samitin e 15 të mbajtur në Afrikën e Jugut u vendos anëtarësimi i Argjentinës, Etiopisë, Iranit, Arabisë Saudite dhe Emirateve të Bashkuara Arabe. Gjashtë vendet që kishin aplikuar paraprakisht për anëtarësim do të kenë të drejta të plota në BRICS që nga 1 janari 2024, raporton The Guardian.

Gjykata Europiane: Shkeljet e kompanive të teknologjisë trajtohen me legjislacionin e brendshëm

Postuar në 15 Qershor, 2021 16:29

Gjykata Europiane e Drejtësisë (CJEU) u jep mbikëqyrësve kombëtarë të të dhënave të drejtën për të ndërmarrë hapa ligjorë ndaj gjigantëve të teknologjisë, nëse vërejnë shkelje.

Vendimi i publikuar sot u jep vendeve të BE-së të drejtën t’u kërkojnë llogari këtyre kompanive, pavarësisht se ato mund të mos kenë në to selinë qendrore.

Vendet e G7-s bien dakord për taksën ndaj gjigantëve të teknologjisë

Postuar në 05 Qershor, 2021 14:31

Ministrat e Financave të ekonomive më të mëdha të botës kanë arritur një "marrëveshje historike" mbi reformën globale të taksave. Marrëveshja në fjalë kërkon që gjigantët më të mëdhenj të teknologjisë shumëkombëshe të paguajnë pjesën e taksave që u takon. Lajmin e konfirmoi fillimisht ministri britanik i Financave, Rishi Sunak, të cilit i referohet Euronews.

Të tjera premtime për vendet e varfra/ G7, 7.5 miliardë dollarë për vaksinimin

Postuar në 19 Shkurt, 2021 21:21

Pak ditë pasi OBSH ngriti alarmin për shpërndarjen e padrejtë të vaksinave, liderët e G7-s angazhohen të ndihmojnë vendet e varfra. Udhëheqësit e fuqive ekonomike, që kontrollojnë pak më shumë se gjysmën e ekonomisë botërore, u zotuan sot të "intensifikojnë bashkëpunimin" dhe të financojnë shpërndarjen e vaksinave në vendet më të varfra të botës me 7.5 miliardë dollarë.

Takimi u zhvillua online.

Mini-Shengen, Zona Ekonomike Rajonale dhe Tregu i Përbashkët Rajonal

Postuar në 16 Dhjetor, 2020 10:32

Prej një viti, shqetësimi kryesor në Ballkan në lidhje me integrimin ekonomik rajonal ka qenë - a është iniciativa mini-Shengen thjesht një zëvendësim për mungesën e angazhimit të BE-së, është një mjet për krijimin e një Jugosllavie të re apo është thjesht po përdoret për të zhvendosur vëmendjen larg zhgënjimit të shkaktuar nga shtyrja e hapjes së negociatave të pranimit në BE për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Disa nga kritikët madje shkuan më tej duke e quajtur këtë iniciativë "një truk të lirë politik që do të dukej mirë vetëm në letër".

Distancim nga vendet jomiqësore me Rusinë

Postuar në 04 Qershor, 2018 17:24

Presidenti rus Vladimir Putin dekretoi ligjin mbi "kundërmasat ndaj veprimeve jomiqësore të Shteteve të Bashkuara dhe disa vende të tjera", ligj  i cili në thelb përbën një përgjigje ndaj sanksioneve të vendosura nga Shtetet e Bashkuara dhe disa vende prillin e kaluar.

Ligji u miratua nga Duma më 22 maj dhe të miratuara nga Këshilli i Federatës më 30 maj. Ndër të tjera, ligji i jep të drejtë presidentin rus të ndërpresë marrëdhëniet me vendet jomiqësore dhe të imponojë kufizime të tregtisë mbi mallrat e importuara nga këto vende.

10 vendet me shpenzimet më të larta ushtarake në botë

Postuar në 17 Maj, 2017 09:27

Instituti Ndërkombëtar për Paqen  ka renditur 10 vendet me shpenzimet më të mëdha ushtarake në mbarë botën për vitin 2016. Lista kryesohet nga Shtetet e Bashkuara që në vitin 2016 shpenzuan 611 miliardë USD. Më pas vjen Kina me 215 miliardë dollarë dhe Rusia me 69.2 miliardë dollarë.

Shqipëria në 108 vendet e rrezikuara nga kriza e borxhit

Postuar në 14 Prill, 2016 19:05

Ekspertët gjermanë të zhvillimit tërheqin vëmendjen për zhvillime të reja të rrezikshme lidhur me krizën e borxheve shtetërore në vendet në zhvillim dhe ato në ekspansion. “Ne shohim prej vitesh një përkeqësim dramatik të situatës së borxheve në hemisferën jugore në përgjithësi”,- deklaroi Jürgen Kaiser nga organizata “Erlassjahr.de” gjatë paraqitjes së raportit të borxheve 2016 të përpiluar bashkërisht me organizatën e ndihmës Misereor.

Lista e 43 vendeve më të ekspozuara nga terrorizmi, Shqipëria në nivelin 2 të rrezikut

Postuar në 23 Mars, 2016 10:12

Shqipëria është në listën e vendeve me rrezikshmëri të ulët nga sulmet terroriste, por gjithsesi nuk duhet injoruar ekspozimi ndaj ekstremiszmit. Ministria e Jashtme Britanike ka publikuar një hartë të vendeve sipas nivelit të rrezikshmërisë për sulme të mundshme terroriste. Belgjika është një prej 40 vendeve që kanë nivelin 4 të rrezikut atë maksimal, kur renditen edhe vende si Gjermania, Franca, Rusia, Spanja apo Turqia. Një nivel më poshtë, në nivelin 3 të rrezikut janë vende fqinje me Shqipërinë, si Maqedonia, Greqia, Kosova, Italia, Bosnja apo Austria.

Subscribe to RSS - vendet