Shqipëria në 108 vendet e rrezikuara nga kriza e borxhit

Postuar në 14 Prill, 2016 19:05

Ekspertët gjermanë të zhvillimit tërheqin vëmendjen për zhvillime të reja të rrezikshme lidhur me krizën e borxheve shtetërore në vendet në zhvillim dhe ato në ekspansion. “Ne shohim prej vitesh një përkeqësim dramatik të situatës së borxheve në hemisferën jugore në përgjithësi”,- deklaroi Jürgen Kaiser nga organizata “Erlassjahr.de” gjatë paraqitjes së raportit të borxheve 2016 të përpiluar bashkërisht me organizatën e ndihmës Misereor.
“Nga rënia e çmimeve të lëndëve të para dhe rritja e papritur e interesave kërcënojnë borxhe të reja si në vitet 1980”,- theksoi Kaiser. Sipas të dhënave të “Misereor” dhe “Erlassjahr.de” borxhet shtetërore kundrejt donatorëve të jashtëm në vendet në zhvillim dhe ato në ekspansion janë në rritje prej vitesh dhe kanë arritur ndërkohë një shumë të përgjithshme prej rreth 5,4 bilion bilionë Dollarë borxhe. Kjo rritje është pesë herë më shumë se përpara 25 vjetësh. Sipas raportit mbi borxhet, 108 shtete konsiderohen si “me borxhe kritike”. Raste dramatike paraqiten në periferinë evropiane si në Kroaci, Serbi, Ukrainë e Shqipëri. Rreziqet e një përkeqësimi të gjendjes së borxheve në vendet e prekura, sipas ekspertëve, kanë të bëjnë me rënien e ndjeshme të çmimeve për lëndët e para, zhvillimet e paparashikueshme në tregjet e kapitalit dhe një rritje e dobët ekonomike globale. Lëvizjet aktuale të migracionit shihen edhe se dëshmi e dështimit të politikës perëndimore të zhvillimit. Në dy vjet të qeverisë Rama stoku i borxhit u rrit me 1.2 miliardë euro. Borxhi i Shqipërisë në 2015 llogaritej në 69.11% në raport me PBB-në, duke u renditur poshtë Serbisë që e ka borxhin publik më të madh, 70.9% të PBB-së.

Deutche Welle

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.