Distancim nga vendet jomiqësore me Rusinë
Presidenti rus Vladimir Putin dekretoi ligjin mbi "kundërmasat ndaj veprimeve jomiqësore të Shteteve të Bashkuara dhe disa vende të tjera", ligj i cili në thelb përbën një përgjigje ndaj sanksioneve të vendosura nga Shtetet e Bashkuara dhe disa vende prillin e kaluar.
Ligji u miratua nga Duma më 22 maj dhe të miratuara nga Këshilli i Federatës më 30 maj. Ndër të tjera, ligji i jep të drejtë presidentin rus të ndërpresë marrëdhëniet me vendet jomiqësore dhe të imponojë kufizime të tregtisë mbi mallrat e importuara nga këto vende.
Sipas këtij ligji, qeveria, me vendimin e presidentit rus mund të vendosë kufizime mbi importet e produkteve nga vendet e caktuara jomiqësore, masa që megjithatë nuk do të shtrihen në mallrat jetike, të cilat nuk prodhohen në Rusi. Prillin e kaluar administrata e Donald Trump vendosi sanksione shtesë ndaj shtatë oligarkëve rusë që kanë lidhje me Presidentin Putin, së bashku me 12 kompani që ata posedojnë ose kontrollojnë si dhe 17 zyrtarëve të lartë të qeverisë.
Sanksionet e SHBA erdhën pasi 60 diplomatë amerikanë lanë Rusinë si pasojë e dëbimeve pas një helmimi të ish-agjentit rus, Sergei Skripal dhe të bijës së tij. SHBA u bashkua me më shumë se 20 vende duke dëbuar më shumë se 100 diplomatë rusë dhe oficerë të inteligjencës nga vendet e tyre. Në listën e solidaritetit ishte dhe Shqipëria që dëboi dy zyrtarë të ambasadës ruse, çka u pasua me të njëjtën masë nga Kremlini.
Add new comment