truri

Truri fsheh një univers strukturash shumëdimensionale në rrjetin e tij neuronik

Postuar në 14 Qershor, 2017 15:32

Një ekip i Blue Brain Project ka arritur të identifkojë të dhëna të reja mbi arkitekturën e trurit njerëzor, mbi rrjetin neuronik të tij, me struktura që mbërrijnë deri në 11 dimensione. Studimi është publikuar në Frontiers in Computational Neurosience dhe tregon se strukturat të këtilla marrin jetë nga kliket e neuronve, që do të thotë nga ndërlidhjet mes neuroneve. Vetë këto lidhje i japin formë objekteve gjeometrike që përftojnë dimensione të ndryshme sa më të shumta janë neuronet që nyjëtohen në të.

‘Upload’ në tru? Nuk është më fantashkencë

Postuar në 01 Mars, 2016 23:27

Lajm i mirë për ata që urrejnë leximin dhe shkollën. Disa shkencëtarë në Kaliforni kanë gjetur një mënyrë për të “ngarkuar” informacionin direkt në tru, njësoj si në filmat e shumtë që e parashikojnë këtë gjë. Studimi është publikuar në “Frontiers in Human Neuroscience” dhe evidenton faktin se subjektet që iu nënshtruan stimulimit cerebrale përmes elektrodave e përmirësuan aftësinë e pilotimit(për këtë aftësi u zgjodhën) dhe e mësuan detyrën e dhënë 33% më mirë sesa subjektet që nuk i ishin nënshtruar stimulimit.

Mite mbi trurin

Postuar në 11 Shkurt, 2016 23:31

Burimi: "Focus"

Diferenca mes trurit të femrës dhe të mashkullit, por nuk ka një “tru femre” dhe një “tru mashkulli”

Postuar në 27 Dhjetor, 2015 14:16

Ka një stereotip të ngulitur thuajse në çdo shoqëri, se meshkujt dhe femrat dallojnë jo vetëm nga gjinia, por edhe nga aftësia intelektuale. Ky mendim ka çuar në atë tjetrin se gjinitë diferencojnë individin edhe në morfologjinë e trurit; pra se truri i fermës ndryshon dhe nuk është i njëjtë me atë të mashkullit, aq sa mund të bëhet një klasifikim i trurit sipas përkatësisë gjinore. Një kërkim i fundit, publikuar në Proceedings of the National Academy of Sciences of USA, provon se ky klasifikim nuk qëndron.

Një teori e re për autizmin: Burim është pamjaftueshmëria parashikuese

Postuar në 18 Tetor, 2015 16:58

Një grup kërkuesisht nga MIT në SHBA kanë propozuar një teori të re për shkaqet e autizmit. Sipas kësaj teorie në rrënjë të këtij çrregullimi qëndron aftësia parashikuese. “Motivi teorik për hipotezës se autizmi mund të lidhet me një rënie të aftësisë së dallimit të marrëdhënieve prediktive mes entiteteve rrethanore, buron nga përpunimi i kërkesave për informacion që ndodhen në zonat që afektohen rregullisht nga autizmi”, shkruajnë kërkuesit.

A ka efekte pozitive për trurin transfuzimi i gjakut të ri?

Postuar në 10 Gusht, 2015 23:21

Gjaku i të rinjve mund të ndihmojë në përmirësimin e gjendjes së trurit të personave me Alzheimer. Nisur nga këto rezultate të studiuara së pari te kafshët, shkencëtarët po mendojnë për transfuzionin e gjakut si opsion kurimi. Gjaku i të rinjve mund të ndihmojë në procese të tilla, si mësimi, memorizimi, sikurse gjenerimi i qelizave të reja trunore.

Pages

Subscribe to RSS - truri