Një teori e re për autizmin: Burim është pamjaftueshmëria parashikuese

Postuar në 18 Tetor, 2015 16:58

Një grup kërkuesisht nga MIT në SHBA kanë propozuar një teori të re për shkaqet e autizmit. Sipas kësaj teorie në rrënjë të këtij çrregullimi qëndron aftësia parashikuese. “Motivi teorik për hipotezës se autizmi mund të lidhet me një rënie të aftësisë së dallimit të marrëdhënieve prediktive mes entiteteve rrethanore, buron nga përpunimi i kërkesave për informacion që ndodhen në zonat që afektohen rregullisht nga autizmi”, shkruajnë kërkuesit. Sipas tyre nëse diagnoza primare konsiston në vështirësitë në komunikimin social dhe në sjellje të kufizuara dhe përsëritëse, vendos një dallim mes tyre, nga perspektiva teorike e informacionit ato janë shumë të ngjashme. Raste përjashtimore kur raporothen se të prekur nga autizmi shfaqin aftësi në disa fusha, sidomos në matematikë, pikturë, apo edhe muzikë, vlerësohen si prova të faktit se prekja në mënyrë të ndryshme e aftësive parashikuese- pra e deshifrimit në kohë të informacionit marrës – përcakton edhe aftësitë kryesore ku edhe performimi është më i mirë. Gjithnjë sipas teorisë në fjalë. Po kështu një element me interes është vëzhgimi sipas të cilit autikët janë njerëz pa humor. Ky është një konstatim empirik, por që i bashkon si tipologji thuajse të gjithë të prekurit. Dhe një shpjegim është reduktimi në perceptimin e aspektit humoristik të narrativave spontane. Si çdo teori, edhe kjo ndërton përgjithësime dhe bazohet në to. P.sh pranohet se mes individëve të prekur nga autizmi ka një larmi simptomash, por ka edhe të përbashkëta. Te këto të përbashkëta qëndron edhe pretendimi për të gjetur shkaqe burimore univbersale. Në konkulzion teoria i shtohet trajtimit të një çrregullimi që është shumë problematik: “Kjo hipotezë mund të jetë një mënyrë për të konceptualizuar një çrregullim që përndryshe duket shumë heterogjen dhe polimorf. Hipoteza e pamjaftueshmërisë parashikuese jo vetëm na ndihmon të kuptojmë më mirë rrënjët e e përpunimit informatik të çregullimit autik, por gjithashtu shërben edhe një pararendës në identifikimin e rajoneve të trurit që janë të përfshira në këtë proces probabilistik dhe me gjasë që janë të prekura në mënrë diferente tek autikët”.  Po kështu studiuesit shtojnë se studimi në fjalë shkon krah për krah me studimet që synojnë të gjejnë përgjegjësit genetikë të autizmit, çka do të hapte një dritare të re edhe për kurën dhe trajtimin e këtij çregullimi. 

http://www.pnas.org/content/111/42/15220.full

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.