truri
Truri "riciklon" neuronet për të lexuar
Truri i njeriut nuk ka pasur kohën e mjaftueshme për të zhvilluar një zonë të dedikuar posaçërisht për leximin: për të njohur shkronjat dhe fjalët ripërdor neuronet që kanë evoluar në kohët antike për të rielaboruar lloje të tjera të stimujve vizualë.
Pasojat e Covid-it/ Nga humbja e kujtesës dhe iktuset, te krizat epileptike
Truri mund të jetë shënjestra Covid-19. Një përfundim i tillë ka dalë nga rreth 300 studime shkencore që raportojnë simptoma neurologjike të lidhura me infeksionin Sars Cov-2, duke filluar nga dhimbja e kokës dhe mungesa e nuhatjes deri në humbjen e kujtesës, mikro ishemi dhe në raste të rralla kriza epileptike.
Harresa, tregues i eficiencës së trurit
Një studim i ri hedh dritë mbi mënyrën sesi truri i kap kujtimet. Studiuesit në Universitetin Bond kanë analizuar në mënyrë specifike mënyrën se si reagon truri kur njerëzit hasin për herë të parë një person ose objekt jashtë kontekstit.
Dr. Oliver Baumann, i cili ka udhëhequr studimin, sjell një shembull që mund t’i ketë ndodhur kujtdo prej nesh: Rastis të takojmë një koleg në supermarket dhe nuk e njohim. Bauman thotë se përgjithësisht, sistemi i kujtesës gjeneron një fotografi që bashkon personin dhe zyrën së bashku.
Pushteti dëmton trurin
Nëse pushteti do të ishte një ilaç me recetë, ai do të vinte me një listë të gjatë efektesh anësore të njohura. Mund të të trullosë. Mund të të korruptojë. Madje ka mundur të bëjë edhe Henry Kissingerin se ishte jashtëzakonisht tërheqës në kuptimin seksual të fjalës. Por a mund të shkaktojë dëmtim të trurit?
Si e sulmon trurin Covid-19
Koronavirusi prek më së shumti mushkëritë, por edhe veshkat, mëlçinë dhe enët e gjakut. Megjithatë, rreth gjysma e pacientëve raportojnë simptoma neurologjike, që përfshijnë dhimbje koke, konfuzion dhe delir, çka sugjeron se virusi mund të sulmojë edhe trurin.
Një studim i ri ofron provat e para të qarta se, në disa njerëz, koronavirusi pushton qelizat e trurit, duke i “marrë peng” për të bërë kopje të vetvetes. Virusi gjithashtu duket se thith të gjithë oksigjenin përreth, duke ngordhur nga uria qelizat fqinje.
Gjinia e trurit
Vaksinë kundër stresit
Një vaksinë "e mirë" mund të jetë zgjidhja për dëmet e shkaktuara nga stresi në tru! Këtë bësojnë hulumtuesit e Universitetit të Kolorados, pas botimit të një studimi në revistën “Brain, Behavior and Immunity”.
Skanimi i trurit mund të parashikojë se çfarë do të ndodhë në të ardhmen
Truri ynë duket të jetë më mirë në parashikime sesa vetë ne. Një pjesë e trurit tonë bëhet aktive kur ka dijeni se diçka do të ketë sukses të plotë, edhe pse ne me vetëdije mund të vendosim ndryshe. Nëse kjo gjetje funksionon, mund të çojë në sondazhe më të mira elektorale, madje të parashikojë edhe ndryshimet në tregjet financiare.
Harresa mund të ndihmojë për vendimmarrje më inteligjente
Kujtesa e fortë zakonisht lidhet me inteligjencën e një personi dhe ka një seri këshillash sesi të forcohet ajo. Por duket se truri punon aktivisht që ne të harrojmë. Të paktën sipas dy kërkuesve në Institutin Kanadez për Kërkime të Avancuara, Paul Frankland dhe Blake Richards, të cilët kanë publikuar një studim të ri.
Ndërgjegja në realizim "artizanal"
Neurologu Greg Dunn bashkë me artisitin dhe fizikanin Brian Edëards kanë realizuar këto imazhe të Ndërgjegjes. Imazhet janë një skanim artizanal nëse mund të themi bazuar në pamje të hollësishme të trurit kombinuar me një model kompjuterik që imiton komunikimin e neuroneve dhe lëvizjen e sinjaleve në tru. Përfundimi është një set imazhesh që perceptohen si përfytyrim i duhur i një kompleksiteti misterioz dhe artistik, që i përgjigjet përmasës së trurit njerëzor, diçka shumë më e madhe se një makinë dhe më tepër se një artist i pazbërthyeshëm.