Harresa mund të ndihmojë për vendimmarrje më inteligjente

Postuar në 22 Qershor, 2017 10:17

Kujtesa e fortë zakonisht lidhet me inteligjencën e një personi dhe ka një seri këshillash sesi të forcohet ajo. Por duket se truri punon aktivisht që ne të harrojmë. Të paktën sipas dy kërkuesve në Institutin Kanadez për Kërkime të Avancuara, Paul Frankland dhe Blake Richards, të cilët kanë publikuar një studim të ri. Materiali sugjeron se harresa e organizuar nga truri kuptohet në funksion të një roli të ri të Memories, e cila nuk synon sipas tyre të përcjellë një informacion sa më të saktë, por të ndihmojë dhe opimiziojë vendimmarrjen inteligjente duke iu referuar vetëm informacionin të vlefshëm.

Është e rëndësishme që truri të harrojë hollësi të parëndësishme dhe të përqendrohet në atë material që ndihmon në vendimet në botën reale”, thotë Richards. Studiuesit shtojnë se truri ka disa mekanizma që promovojnë humbjen e kujtesës, mekanizma që janë të dallueshëm nga ato që bëjnë magazinimin e informacionit. Një nga këto mekanizma është dobësimi apo eliminimi i lidhjeve sinaptike mes neuroneve ku kodohen kujtimet. Një tjetër është gjenerimi i neuroneve të reja nga qelizat staminale. Neuronet e reja integrohen në hipokampus dhe lidhjet e reja rimodelojnë qarqet e këtij rajoni duke mbishkruar kujtimet mbi ato ekzistuese. Kjo shpjegon pse fëmijët që prodhojnë neurone të reja, harrojnë kaq shumë informacion. Sipas dy kërkuesve raporti mes harresës së organizuar nga truri dhe kujtesës është kriter për vendimmarrje më inteligjente që lidhen me kujtesën. Këmbëngulja e kujtimeve mund të provokojë konflikt për vendimmarrjen, ndërkohë që një përfitim nga harresa është edhe aftësia për të përgjithësuar ngjarjet e së shkuarës drejt të rejave.

http://neurosciencenews.com/forgetting-smarter-6947/

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.