harresa
Harresa, tregues i eficiencës së trurit
Një studim i ri hedh dritë mbi mënyrën sesi truri i kap kujtimet. Studiuesit në Universitetin Bond kanë analizuar në mënyrë specifike mënyrën se si reagon truri kur njerëzit hasin për herë të parë një person ose objekt jashtë kontekstit.
Dr. Oliver Baumann, i cili ka udhëhequr studimin, sjell një shembull që mund t’i ketë ndodhur kujtdo prej nesh: Rastis të takojmë një koleg në supermarket dhe nuk e njohim. Bauman thotë se përgjithësisht, sistemi i kujtesës gjeneron një fotografi që bashkon personin dhe zyrën së bashku.
Harresa mund të ndihmojë për vendimmarrje më inteligjente
Kujtesa e fortë zakonisht lidhet me inteligjencën e një personi dhe ka një seri këshillash sesi të forcohet ajo. Por duket se truri punon aktivisht që ne të harrojmë. Të paktën sipas dy kërkuesve në Institutin Kanadez për Kërkime të Avancuara, Paul Frankland dhe Blake Richards, të cilët kanë publikuar një studim të ri.