Truri fsheh një univers strukturash shumëdimensionale në rrjetin e tij neuronik

Postuar në 14 Qershor, 2017 15:32

Një ekip i Blue Brain Project ka arritur të identifkojë të dhëna të reja mbi arkitekturën e trurit njerëzor, mbi rrjetin neuronik të tij, me struktura që mbërrijnë deri në 11 dimensione. Studimi është publikuar në Frontiers in Computational Neurosience dhe tregon se strukturat të këtilla marrin jetë nga kliket e neuronve, që do të thotë nga ndërlidhjet mes neuroneve. Vetë këto lidhje i japin formë objekteve gjeometrike që përftojnë dimensione të ndryshme sa më të shumta janë neuronet që nyjëtohen në të. Kërkuesit përdorën në një mënyrë të veçantë topologjinë algjebrike për t’u përballur me një botë më vete strukturash shumëdimensionale në rrjetin neuronik.

Ka me miliona nga këto objekte me më shumë se 7 dimensione, në disa kemi gjetur edhe me 11 dimensione”, thotë drejtori i projektit, Henry Markram nga universteti i Lozanës në Zvicër.

Topologjia algjebrike përshkruan sisteme me çdo numër dimensionesh, ndërkohë që për njeriun është e vështirë të kuptojë sistemet me mbi 4 dimensione. Çështja që shtrohet është nëse ka një lidhje mes strukturave kaq komplekse që krijon truri dhe kapacitetit tonë për të përmbushur detyra që t’I përgjigjen këtij kompleksiteti. Një tjetër përpjekje është identifikimi i zonës ku truri administron kujtimet, ndërkohë që ky zbulim për objekte shumëdimencionale nxit spekullimin se depozitimi i kujtimeve lidhet me dimensionet më shumë sesa me rajonet.

https://medicalxpress.com/news/2017-06-blue-brain-team-multi-dimensional...

Comments

Submitted by Anonymous (not verified) on

Mire, tre dimensionet i shohim dhe i perjetojme, sebashku me dimensionin e katert, kohen! Por keto dimensione te tjera ku jane?!? Shume flitet dhe nuk shpjegohet/ tregohet, ku jane keto 7 apo 11 dimensione!

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.