‘Upload’ në tru? Nuk është më fantashkencë
Lajm i mirë për ata që urrejnë leximin dhe shkollën. Disa shkencëtarë në Kaliforni kanë gjetur një mënyrë për të “ngarkuar” informacionin direkt në tru, njësoj si në filmat e shumtë që e parashikojnë këtë gjë. Studimi është publikuar në “Frontiers in Human Neuroscience” dhe evidenton faktin se subjektet që iu nënshtruan stimulimit cerebrale përmes elektrodave e përmirësuan aftësinë e pilotimit(për këtë aftësi u zgjodhën) dhe e mësuan detyrën e dhënë 33% më mirë sesa subjektet që nuk i ishin nënshtruar stimulimit. Kënaqësia e leximit, ai momenti meditativ i brendshëm që ka njeri kur një faqe apo një paragraf e iluminon disi? Koha të zgjoheni, nuk jemi në shekullin e 20-të. Studimi është ndër të parët në këtë drejtim që po jep rezultate dhe me siguri që e ardhmja do të ofrojë diçka edhe më befasuese.
http://www.huffingtonpost.it/2016/03/01/alimentazione-conoscenza-cervell...
Add new comment