ngarkimi
‘Upload’ në tru? Nuk është më fantashkencë
Lajm i mirë për ata që urrejnë leximin dhe shkollën. Disa shkencëtarë në Kaliforni kanë gjetur një mënyrë për të “ngarkuar” informacionin direkt në tru, njësoj si në filmat e shumtë që e parashikojnë këtë gjë. Studimi është publikuar në “Frontiers in Human Neuroscience” dhe evidenton faktin se subjektet që iu nënshtruan stimulimit cerebrale përmes elektrodave e përmirësuan aftësinë e pilotimit(për këtë aftësi u zgjodhën) dhe e mësuan detyrën e dhënë 33% më mirë sesa subjektet që nuk i ishin nënshtruar stimulimit.